FIFA hedh poshtë kërkesën e Chelseat për embargon e transferimeve

08 Mars 2019

FIFA ka hedhur poshtë kërkesën e Chelseat që kanë kërkuar ngrirjen e procesit pasi i është ndalur transferimi i lojtarëve për një vit.  

Chelsea iu ndalua regjistrimi i lojtarëve për dy afate kalimtare të transferimit.

Klubi kishte nisur një apel për revokimin e vendimit.

Chelsea (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Megjithatë, sipas Associated Press lutja e tyre për heqjen e embargos deri në dhënien e një vendimi përfundimtar është hedhur poshtë nga FIFA.

Lexo po ashtu: Sarri shpreson që FIFA do t'i heq dënimin Chelseat

Chelsea tani mund të kërkojë nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport të japë ‘një vendim të përkohshëm’.

Ky vendim do t’i lejonte ata të nënshkruajnë me disa lojtarët këtë verë.

Chelsea (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka shumë lojtarë në huazime dhe mund të ofrojë gjatë verës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com