FIFA merr nën kontroll Federatën Uruguaiane të Futbollit

FIFA ka ndërhyrë duke marrë kontrollin e futbollit në Uruguai, në një përpjekje për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme për kreun e ri të Federatës, ka konfirmuar Konfederata e Amerikës së Jugut (Conmebol).

Në një letër drejtuar Federatës Uruguaiane të Futbollit (AUF), organi qeverisës i futbollit botëror ka bërë të ditur se do të marrë përsipër drejtimin e Federatës. Gjithashtu, kanë bërë të ditur se do të rishohin  statusin e federatës, në mënyrë që të jetë në përputhje me atë të Conmebol-it dhe FIFA-s, dhe kur ky proces të përfundojë, do të organizohen zgjedhjet për presidentin e ri.

“Mandati i komitetit të përkohshëm, do të zgjasë deri në 28 shkurt 2019”. shkruhet në letrën, që u botua gjerësisht në mediat uruguaiane. “Ky komitet do të veprojë si komision elektoral, ku vendimet do jenë të formës së prerë”.

Ndërhyrja ka ardhur për shkak se “grupe të ndryshme të interesit në futbollin uruguaian shprehën shqetësimin e tyre, për mungesën e një sistemi zgjedhor me rregulla të qarta”, bën të ditur Conmebol në një deklaratë zyrtare.

Presidenti aktual i federatës, Wilmar Valdez dha papritur dorëheqjen në muajin korrik, dhe votimi për ta pasuar atë u shty, duke ngritur pikëpyetje mbi kualifikimin e kandidatëve të mbetur.

Mungesa e lidershipit do të thotë, që trajneri legjendar Oscar Tabarez nuk ka firmosur ende kontratë të re dhe kombëtarja do të drejtohet përkohësisht nga Fabian Coito, trajner i Uruguait U-20. Ai do të udhëheqë ekipin për ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm, kundër Meksikës dhe SHBA-së.

Me një popullsi prej 3.5 milionë, Uruguai luan një rol kryesor në futbollin botëror. Ata fituan Kupën e Botës në vitet 1930 dhe 1950 dhe arritën deri në gjysmëfinale në vitin 2010. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan