Figos i vjen keq për Italinë, por ka frikë gruan!

Figos i vjen keq për Italinë, por ka frikë gruan!

Luis Figo ka qenë një kampion dhe lider i vërtetë në fushë, por duket se në çift ligjin nuk e bën ai. Sigurisht, kjo është një fjali e mbuluar nga petku i shakasë, sepse në shtëpi nuk i kemi hyrë (akoma).

Ne thjesht po i referohemi një deklarate të fundit që legjenda e futbollit portugez ka bërë në medien italiane. I pyetur për “ngecjen” e fqinjëve tanë në “play off”, duke humbur shansin për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë, ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës është përgjigjur në një mënyrë shumë interesante.

“Më vjen keq që nuk u kualifikuat, por mos m’ia thoni gruas. Ajo është suedeze dhe gjatë ‘play off’-it më është dashur të sillem si tifoz i Suedisë”, – është shprehur Figo, meqë Italia u ndesh me skandinavët.