Figos i vjen keq për Italinë, por ka frikë gruan!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Dhjetor 2017 23:59
E tha si burrat! Uh, jo! Këtu tregoi se ligjin ia bën bashkëshortja...

Luis Figo ka qenë një kampion dhe lider i vërtetë në fushë, por duket se në çift ligjin nuk e bën ai. Sigurisht, kjo është një fjali e mbuluar nga petku i shakasë, sepse në shtëpi nuk i kemi hyrë (akoma).

Ne thjesht po i referohemi një deklarate të fundit që legjenda e futbollit portugez ka bërë në medien italiane. I pyetur për “ngecjen” e fqinjëve tanë në “play off”, duke humbur shansin për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë, ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës është përgjigjur në një mënyrë shumë interesante.

“Më vjen keq që nuk u kualifikuat, por mos m’ia thoni gruas. Ajo është suedeze dhe gjatë ‘play off’-it më është dashur të sillem si tifoz i Suedisë”, - është shprehur Figo, meqë Italia u ndesh me skandinavët.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike