Fiksimi dhe arsyet e kësaj zgjedhjeje, Milani ka ”piketuar” sulmuesin e ri

Të kërkosh të kualifikohesh në Champion League duhen shumë fitore dhe ato vijnë prej golave. Milani ka vuajtur këtë sezon në këtë aspekt, pasi ka shënuar në 34 javë të kampionatit vetëm 44 gola. Një shifër e ulët, mesatarisht pak më shumë se një gol për ndeshje. Drejtuesit e klubit e dinë se duhet të ndryshojnë diçka në këtë aspekt, por nga ana tjetër nuk kanë luksin të shpenzojnë sikurse ndodhi verën e shkuar. Lojtarët e afruar nga merkato nuk është se kanë dhënë diçka në kampionat.

Nikola Kalinic ka shënuar pesë gola, ndërsa Andre Silva në Serie A ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm dy herë, po aq sa Bonuçi dhe Romagnoli që luajnë si qendërmbrojtës. Shënuesi më i mirë i kuqezinjve në kampionat është Patrick Cutrone me shtatë gola të realizuar, ndërkohë që nga një më pak kanë shënuar Suso dhe Bonaventura, për të cilët është një shifër e mirë. Këtë verë detyra kryesore është që të gjendet njeriu gol.

Verën e shkuar u tentuan lëvizje “big”, por Morata e Aubameyang bënë zgjedhje të tjera, duke shkuar në Angli, kurse Belotti mbeti në Torino. Ky i fundit është sërish një objektiv dhe madje në media është raportuar se në tratativa mund të përfshihet edhe Cutrone, një lojtar i kthyer në një nga më të dashurit për tifozët. Dzeko është një tjetër dëshirë e kuqezinjve, ndërkohë që së fundmi po ushtrohet presion për të marrë nga Sevilla kolumbianin Luis Muriel shkruan “Tuttosport”.

Sulmuesi 27-vjeçar është një dëshirë e hershme e kuqezinjve. Në Europë ai e ka nisur te Granada në Segunda Divizion, për të kaluar në Serie A te Lecce. Në fakt ai ishte blerë nga Udinese, që e dërgoi në huazim te këto ekipe dhe në verën e vitit 2012 veshi fanellën e bardhezinjve. Shënoi 11 gola në sezonin e parë me ta, ndërkohë që për të pati oferta të shumta, derisa e bleu Sampdoria. Verën e shkuar Sevilla pagoi 20 milionë euro.

Milani e ka kërkuar edhe më parë dhe tanimë është kthyer sërish në modë. Por pse duan pikërisht Muriel kuqezinjtë? Kostoja është një nga arsyet dhe për kolumbianin nuk duhet një shumë e madhe për ta transferuar. Nuk është se shënon shumë gola, këtë vit në Spanjë ka realizuar 7 herë, duke luajtur në 16 ndeshje si titullar (26 në total) në La Liga. Sulmuesi ka cilësia të mira teknike dhe Gattuso kërkon lojtarë të tillë në skuadrën e tij, ndërkohë që kolumbiani mund të luajë shumë mirë si sulmues i parë dhe i dytë.

Besohet shumë që ai mund të shpërthejë dhe një faktor tjetër që shtyn Milanin për ta blerë është fakti që ai e njeh shumë mirë kampionatin italian. Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar, pasi kuqezinjtë e kanë parë shumë mirë se si Andre Silva e ka pasur të vështirë në Seria A dhe i ëshët dashur kohë e gjatë për të realizuar golin e parë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan