Fillojnë bisedimet mes klubeve, Van de Beek mund t’i bashkohet Dortmundit

11 Maj 2019

Donny Van de Beek pritet së shpejti të bëhet me skuadër të re.

Mesfushori holandez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

22-vjeçari falë paraqitjeve spektakolare ka rritur edhe vlerën e tij në treg dhe tani kushton 50 milionë euro.

Paris Saint Germain, Real Madrid, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Milan, Napoli e Tottenham Hotspur janë skuadrat që kanë shprehur interesim.

Por duket se më afër transferimit të tij është gjiganti gjerman Borussia Dortmund që tanimë ka bërë hapin e parë.

Donny van de Beek. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Verdhezinjtë kanë filluar zyrtarisht bisedimet me Ajaxin për transferimin e Van de Beek.

Drejtori i Dortmund, Michael Zorc ka udhëtuar drejt Holandës për ta kryer marrëveshjen me klubin dhe lojtarin.

Zgjedhja e lojtarit është t’i bashkohet Dortmundit pasi beson se do të ketë më shumë hapësira dhe do të ndihet më i rëndësishëm.

Transferimi i Van de Beek pritet që t’i kushtojë Dortmundit 50 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com