Fillojnë kalkulimet, propozohen dhjetë favoritët për Ligën e Kampionëve – anglezët udhëheqin si pretendentë për ta ngritur trofeun

23 Korrik 2019

Liga e Kampionëve këtë edicion pritet të jetë e fortë, sikurse edhe edicioneve të kaluara.

Tashmë kompanitë e basteve dhe analistët kanë filluar të kalkulojnë në bazë të përforcimeve dhe skuadrave që kanë klubet e mëdha.

Sipas kompanisë së basteve ‘Ceasres’ janë klube angleze ato që do ta thonë fjalën kryesore.Manchester City shihet si favoriti kryesor, që pritet të pasohet nga Liverpool.

Sikurse Liverpool, njëjtë gjasa ka edhe Barcelona, sipas kësaj kompanie.

Real Madridi dhe Juventusi mbajnë pozitat, katër dhe pesë.

City are favourites for the big one next season 🏆 pic.twitter.com/MVmusd3ZvI

— B/R Football (@brfootball) July 22, 2019

PSG, Bayern Munich, Tottenham, Atletico Madrid dhe Chelsea e mbyllin top-10. /Telegrafi/

www.telegrafi.com