Finalja e Champions League, Zidane acarohet me pyetjen e gazetarëve

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u shfaq para mediave ditën e sotme për të folur për finalen e Champions League që do të luhet të shtunën më 26 maj, ora 20:45 në stadiumin “Olympic” të Kievit kundër anglezëve të Liverpool-it.

Kjo është finalja e tretë radhazi për “Los Blancos”, të cilët e patën fituar dy vitet e shkuar, ndërsa Zidane ndjehet krenar që arrin një sukses të tillë si trajner i Real Madrid brenda një kohe mjaft të shkurtër. Por, ai nuk pranon një pyetje të gazetarëve, të cilëve iu kthehet dy herë me ton të ashpër.

Kjo është finalja e tretë, për çfarë jeni më shumë krenarë?

Nuk mendoj se vetëm për këtë sezon, po bëhen tri vite që ne jemi bashkë. Kjo ndodh ditë pas dite, për çfarë ata bëjnë, si punojnë, edhe kur kanë vështirësi. Intrigon ajo që ne kemi bërë, iluzioni i krijuar dhe dëshira për të bërë përherë mirë. Ky nuk është vetëm një moment dhe jo vetëm për këtë vit, janë dy vite e gjysmë që unë kam këtë grup dhe nëse kam diçka për të thënë është: koha”.

A ka më shumë uri Liverpool-i?

Nuk mund të them diçka rreth rivalit, nuk e di çfarë kanë ata. Ajo që mund të them është se ne shkojmë përherë me të njëjtin iluzion. Klubi është ajo çfarë ai ka: entuziazëm i njëjtë, dedikim dhe dëshirë e përhershme. Dhe askush nuk mund të na marrë diçka, ose të themi se jemi më pak të uritur se të tjerët. Askush. Ne jemi Madridi dhe ky klub është çfarë ky klub ka. Ne përherë duam më shumë dhe japim më të mirën për të arritur më të mirën”.

A është i qartë formacioni? A do të ketë lojtarë që do të lihen jashtë?

“Nuk mund t’ua tregoj. Normalisht, disa nuk do të luajnë. Dhe për më tepër, disa nuk do të ndërrohen. Dhe kjo është më e vështira për një lojtar. Formacionin do ta shihni të shtunën”.

Madridi dhe Liverpool-i janë të ngjashëm. Çfarë ju shqetëson më tepër nga Liverpool-i? A keni vendosur ju dikë në formacionin tuaj dhe nuk ja thoni?

Nuk do t’iu tregoj juve asgjë rreth formacionit, nëse e kam përcaktuar apo jo. Dhe nuk e di nëse ne do të jemi të njëjtët. Nuk mendoj se ne luajmë në të njëjtën mënyrë si ekip. Çfarë kam frikë nga ky ekip? Nuk mund të flas për tre përpara ose më pak pas… Jo, ata e kanë rezervuar finalen si ne, janë një grup. Puna jonë, me stafin, është të përgatitim mirë ndeshjen, të shohim defektet e kundërshtarit dhe të përpiqemi ta godasim atë.

Finalja

Jo, është përherë e njëjta. Të arrish në finale është përherë e mahnitshme sepse është më e vështirë, por duhet fituar. E para ishte spektakolare dhe e dyta do të jetë e njëjtë. Tre ndeshjet e fundit ne i kemi luajtur kundër tre ekipeve më të mirë në Europë. Ka një vlerë të madhe ajo që ne bëmë, patëm vështirësi këtë sezon. Tani ne jemi në finale dhe është një finale për Liverpool-in dhe ne. Kanë mbetur dhe katër ditë dhe na duhet që ta përgatitim atë më së miri.

Finalja e tretë radhazi. A përbën fakt se është ndeshja përmbyllëse që ju të bëni disa ndryshime në lojë për atë që ju keni planifikuar?

Jo, po ua përsëris se nuk do të ndërroj asgjë. Ndeshja finale është një ndeshje, jashtë fushës tonë dhe të kundërshtarit. Ne jemi gati sepse ky klub e ka atë. Jo sepse ne kemi më tepër eksperiencë. Kjo nuk mund të shqetësojë asnjë. Ne duhet të tregojmë që e duam trofeun. Si mund të më thoni që rivali është më i uritur? Ne kemi mundësinë që të luajmë finalen e tretë. Rivali do të ketë arsye dhe kjo qëndron, por ju nuk mund të më thoni se ne jemi më pak të uritur, nuk ekziston. Eksperienca jone nuk nënkupton asgjë. Ne jemi në finale. Ata do të mundohen të na e marrin dhe këtë e di.

A do të ndërronit Cristiano-n për Salah?

Jo, kam Cristiano-n dhe flas vetëm për lojtarët e mi.

Çfarë lloji ndeshjeje prisni?

Ata kanë bërë një sezon të mrekullueshëm, në Champions League dhe në Premier League. Mund të ketë probleme, e di. Nuk besoj se do të ketë surpriza nga ne. As ata ndaj nesh dhe anasjelltas. Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan