Finalja e Europa League, Simeone merr përgjigjen nga CAS

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 19:31
Ja vendimi për trajnerin

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë refuzoi të japë pezullimin e përkohshëm të sanksionit me katër ndeshje të vendosur nga UEFA për trajnerin e Atlético Madridit, Diego Pablo Siemone, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të drejtojë ekipin në finalen e Europa League kundër Olympique de Marseille, i cili do të luhet sonte në Lyon.

Atlético Madrid konfirmoi vendimin e CAS-it, i cili do të parandalojë Simeone-n që të ulet në stol, ku sot do të ulët gjermani Burgos në rolin e trajnerit. Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë e takimi i dytë për trajnerin argjentinas që nuk do të jetë në pankinë. Ai u dënua nga UEFA pas takimit kundër Arsenal-it në Londër ku ofendoi gjyqtarin kryesor.

UEFA mori vendimin për të, duke mos e lejuar që të ulej në pankinë në ndeshjen e kthimit kundër londinezëve në Madrid. Ndërsa ai do të vuajë edhe sot këtë ndëshkim, pasi edhe CAS-i në Lozanë nuk e fali sjelljen e tij agresive që bëri në “Emirates”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike