Finalja e Kupës së Gjermanisë, ja si do rreshtohen skuadrat

04 Korrik 2020

Luhet sot finalja e Kupës së Gjermanisë, mes Bajern Leverkusenit dhe Bajern Mynihut. Bajern kërkon ta fitojë kupën pasi fitoi kampionatin, kurse Leverkusen kërkon të shpëtojë sezonin me një trofe. Janë publikuar edhe formacionet se si do luajnë dy skuadrat.

Kështu Bajern Mynih do luajë me modulin 4-2-3-1. Në sulm do jetë i përhershmi Levandovski, që do mbështetet nga Koman, Myler dhe Gnabri. Kimish dhe Goetzka do jenë në mesin e fushës. Boateng dhe Alaba do jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët do mbrojnë Dejvis dhe Pavard.

Porta si gjithmonë i besohet Nojerit. Në krahun tjetër edhe Leverkusen kundërpërgjigjet me të njëtin modul 4-2-3-1. Havertz do luajë si sulmues qëndror dhe do mbështetet nga Beili, Amiri dhe Diabi.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan