Finalja e vetme angleze në Ligën e Kampionëve, këto ishin formacionet e Unitedit dhe Chelseat në vitin 2008

09 Maj 2019

Liverpooli dhe Tottenham Hotspur do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Ligës së kampionëve të këtij edicioni.

Pas shumë viteve ‘agjërim’ në futbollin evropian, klubet angleze kanë arritur në maje duke parë dy skuadra në finale të Ligës së Kampionëve.

Është Liverpooli dhe Tottenhami që do të luajnë mes vete në finalen e madhe të këtij edicioni e cila zhvillohet më 1 qershor në Wanda Metropolitano.

Lexo po ashtu: Tottenhami dhe Liverpooli luajnë në finalen e madhe, jua sjellim rezultatet në 10 përballjet e fundit mes tyre Lexo po ashtu: Finalja e Ligës së Kampionëve, zbulohen çmimet e biletave dhe ndarja për tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit

Megjithatë, kjo nuk është finalja e parë që dy klube angleze do të luajnë në garën më të madhe ekipore evropiane.

Ishte viti 2008 kur në finalen e Ligës së Kampionëve patën fatin të takohen dy skuadra angleze.

Unitedi fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2008 (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi i Sir Alex Fergusonit dhe Chelsea i Avram Grant kishin luajtur mes vete në një finale të madhe e cila u fitua nga Djajtë e Kuq vetëm pas penalltive.

Por, kush luajti në atë finale dhe cilat ishin formacionet titullare të finales së 2008?

Formacioni i Man Utd Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ferguson si gjithmonë edhe në këtë finale kishte vendosur për formacionin e tij të preferuar 4-4-2.

Në anën tjetër, Avram Grant edhe në finale i besoi skemës së tij të preferuar 4-3-3.

Formacioni i Chelseat (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Më poshtë Telegrafi ua sjell formacionet titullare të dy klubeve angleze në finalen e 2008:

Man Utd: Van der Sar; Brown, Ferdinand, Vidic, Evra; Hargreaves, Scholes, Carrick, Ronaldo; Rooney, Tevez.

Foto: B/R Football

Chelsea: Cech; Essien, Carvalho, Terry, Cole; Makelele, Ballack, Lampard; Joe Cole, Drogba, Malouda;

Foto: B/R Football

Kjo finale u fitua nga Djajtë e Kuq, por kësaj radhe 11 vite më vonë, kush do të triumfojë: Liverpooli apo Tottenhami?

/Telegrafi/

www.telegrafi.com