Fiorentina dhe Torino në bisedime me Gagliardinin

21 Janar 2019

Fiorentina dhe Torino raportohet se janë në diskutime për të nënshkruar me Roberto Gagliardinin nga Interi për një shifër rreth 15 milionë euro.

Ish-mesfushori 24-vjeçar Atalantas u transferua te Nerazzurrët nga Bergamo në janarit e vitit 2017 për 22 milionë euro.

Megjithatë, në këtë sezon mesfushori italian ka hasur në vështirësi dhe po luan pak nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Lexo po ashtu: Interi nuk ndahet nga Chiesa, ia ofron njërin nga Gagliardini dhe Karamoh

Gagliardini ka luajtur vetëm në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka shënuar edhe dy gola.

Roberto Gagliardini (Getty Images)

Ndeshjet e pakta kanë bërë që mesfushori italian të lidhet me një largim nga Interi në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian Tuttosport, Torino e sheh Gagliardinin si një forcë shtesë për skuadrën e tyre në vazhdimin e sezonit.

Lexo po ashtu: West Hami dhe Evertoni duan Gagliardinin

Përveç Torinos, Tuttomercatoweb sugjeron se edhe Fiorentina kanë pyetur Interin rreth disponueshmërisë se reprezentuesin italian.

Gagliardini pëlqehet shumë edhe në Ligën Premier nga skuadrat, West Ham dhe Everton. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan