Fiorentina gati ta transferojë edhe një veteran, Ben Arfa drejt transferimit në Serie A

07 Tetor 2019

Fiorentina ka transferuar gjatë afatit kalimtar të verës veteranin francez Franck Ribery.

Francezi iu bashkua klubit vjollcë si transferim i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Bayern Munichun.

Në ndeshjet e para Ribery ka shkëlqyer me Fiorentinën ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Klubi italian është afër ta transferojë edhe një veteran francez si transferim të lirë.

Fjala është për Hatem Ben Arfan i cili ende nuk është angazhuar askund pas largimit nga Rennes.

Agjenti i lojtarit ka qenë në fundjavë në Itali për të biseduar me klubin dhe marrëveshja duket afër.

Në rast transferimi në Serie A, atëherë Fiorentina për Ben Arfat do të ishte klubi i tetë në karrierë, pasi më parë ka luajtur edhe për Lyon, Marseille, Newcastle United, Hull City, Nice, PSG dhe së fundmi Rennes. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan