Fiorentina i turret arbitrit, por Interi i kërkon të qetësohet

Te Fiorentina ka mjaft indinjatë për mënyrën se si arbitri i takimit Paolo Silvio Mazzoleni gjykoi përballjen ndaj Interit. Zikaltrit fituan me rezultatin 2-1, por për vjollcët ishte gabim dhënia e penalltisë për vendasit.

“U luajt një ndeshje mjaft e bukur, nëse nuk do të ishte për arbitrin. Këtë e keni parë të gjithë, drejtimi i garës ishte i pamjaftueshëm në cilësi dhe me një kah. Lojtari më i mirë i Interit ishte Mazzoleni, VAR krijon mostra”. Kështu deklaroi presidenti i Fiorentinës, Mario Cognigni, i cili nuk e përtyp atë vendim të dhënë nga gjyqtari, i cili në të 45’ akordoi 11 metërsh për prekjen e topit me dorë të lojtarit të Fiores, Vitor Hugo.

Por tekniku i Interit, Lucciano Spalletti reagon dhe thotë se fitorja ishte e merituar.

“Ekipi sa i përket aspektit të karakterit është rritur. Ne tani e kemi rregulluar punën e klasifikimit. Penalltia ishte, mos shpikni gjëra. Në të kundërt po kthejmë episodet e së shkuarës. Dora e Hugo-s ishte e hapur, devijoi topin që po shkonte te Vecino. Pra është penallti. I duhet thënë bravo Fiorentinës por ne fituam me meritë”, deklaroi tekniku i ziktlërve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan