Fiorentina nderon përsëri ish-kapitenin Davide Astori

Fiorentina ka njoftuar, se do ta quajë kompleksin e tyre të stërvitjes Davide Astori, pasi kapiteni i tyre vdiq më 4 mars për shkak të një arresti kardiak. Mbrojtësi 31-vjeçar shkoi për të fjetur në hotelin e ekipit përpara ndeshjes në Serie A kundër Udinese, për të mos u zgjuar më kurrë. “Java e kaluar ka qenë shumë e vështirë dhe unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që treguan dhembshuri dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe të dhimbshme”, tha presidenti ekzekutiv Mario Cognini për “Mediaset Premium”.

“Kishte një ndjenjë për unitetit nga e gjithë bota e sportit dhe të gjithë ata që i njihnin vlerat e Davide dhe patën fatin e mirë ta njihnin. Ne dëshirojmë t’ia dedikojmë qendrën tonë të stërvitjes Astori-t, sepse ishte shtëpia e tij. Ai edhe ditët e pushimit i kalonte atje me familjen e tij. Nuk do të quhet më Campini, por qendra sportive “Davide Astori”. Kjo është vetëm nisma e parë, që ne po ndërmarrim për të siguruar, që ne mund ta ndiejmë këtë person të veçantë pranë nesh çdo ditë dhe po diskutojmë mënyrat më të mira për ta bërë këtë me familjen dhe këshillin lokal”, shtoi Cognini. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan