Fitimi i Coupe de la Ligue nuk është dhurata e vetme për Unai Emery

Fitimi i Coupe de la Ligue ka pasur një rëndësi të madhe për trajnerin e ekipit të PSG-së, Unai Emery. Tekniku spanjoll do të vazhdojë që të mbajë detyrën trajnerit të skuadrës franceze. Këtë e deklaroi vetë presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, i cili hodhi poshtë spekulimet se në stol do të ulet ish tekniku i Borussia Dormtund-it Thomas Thuchel.

“Unai është trajneri ynë. Ne e mbështesim atë. Çdo ditë. Shikoj emra që shkruhen se do të jenë zëvendësit e tij. Gjithsesi, ai ngelet trajneri ynë dhe i gjithë klubi e mbështet atë”, tha numri 1 i klubit.

Al-Khelaifi nuk e fshehu lumturinë për suksesin e arritur në Coupe de la Ligue dhe përgëzoi skuadrën. PSG e fiton këtë trofe për të pestën herë radhazi. Parisienët triumfuan 3-0 me dygolëshin e Cavani-t dhe të Di Maria-s. /EDS/