Fitoret e nëntorit ngjisin Shqipërinë në renditjen e FIFA-s, Kosova nuk ndryshon pozicion

27 Nëntor 2020

Fitoret në dy ndeshjet nëntorit për Ligën e Kombeve i dhuruan kombëtares së Shqipërisë vendin e parë në grup, por në të njëjtën kohë kanë patur një impakt pozitiv edhe në renditjen e dcpërgjithshme të FIFA-s. Në përditësimin e klasifikimin botëror, skuadra kuqezi ka fituar tre pozicione duke u ngjitur në vendin e 66-të.

Shqiperia

Shqipëria mundi në fillim Kazakistanin dhe më pas Bjellorusinë sukesese këto janë pasqyruar edhe në renditjen e FIFA për muajin nëntor.

Kosova

Nuk ka ndryshime për pozicionin e Kosovës, që vazhdon të mbajë vendin e 117-të, pavarësisht se mbylli aventurën në Ligën e Kombeve me fitoren 1-0 kundër Moldavisë.

Fifa

Nuk ndryshon për këtë muaj as kryesimi. Belgjika vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com