Fitorja nuk i zbeh dyshimet, Reali kërkon Conte-n

24 Tetor 2018

Edhe pse arritën që të fitonin kundër Viktoria Plzen, sërish për madrilenët nuk mjafton kjo fitore në Champions per të larguar retë që kanë zaptuar ajrin e tyre. Ndërkohë që Julen Lopetegui mbetet ende i varur në një fije peri. ‘I vdekur’ do të jetë për herë të parë ky “El Classico”, i cili pa Ronaldo-n dhe pa Messi-n nuk tërheq më vëmendjen.

Trajneri i mëparshëm i Spanjës, i cili e ka rrugën të ngatërruar, vijon që të ndiqet nga keqkuptime dhe tema që e bëjnë të vuajë për muaj të tërë. Ndoshta në mendjen e tij mbetet ajo që arriti me “Furinë e Kuqe”, por llogaritë tregojnë se në La Liga e në Evropë nuk është më bindës. Kështu që një listë e gjatë me emra trajnerësh e pason për ta zëvendësuar edhe pse në Champions League muzika nisi të ndryshojë.

Sot titujt e gazetave spanjolle nuk njohin mëshirë, për Real-in thuhet se Antonio Conte do të jetë trajneri i tij. Por, në “pole” për të zëvendësuar Lopetegui-n janë Guti dhe Solari, dy ish-madrilen. Conte, megjithatë, është emri më i madh që ka dhe mbështetjen e popullit “të bardhë”.

Nuk është më çudi, sepse Florentino Perez duket se është në rrugën e duhur për të marrë ish-teknikun e Chelsea-t në stolin e Merengues-ave. Zërat shtohen edhe më tepër pasi ka pasur kontakte të vazhdueshme mes presidentit të madrilenëve dhe menaxherit të trajnerit të njohur. Sipas calciomercato.com, tekniku kërkon 10.8 milion euro në sezon dhe nuk ka ndërmend që të heq dorë nga kjo shifër. E vështirë kjo marrëveshje, por jo e pamundur. Gjithsesi, “El Classico” do të jetë vendimtar për të ardhmen. Lopetegui ka në dorë fatin e tij! /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.