Fjalët e djaloshit dhe babait të tij pas takimit emocional me Ronaldon para ndeshjes me Ajaxin

13 Prill 2019
Fjalët e djaloshit dhe babait të tij pas takimit emocional me Ronaldon para ndeshjes me Ajaxin

Për shumë ne ndeshja mes Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve ishte thjesht një ndeshje, por për djaloshin Tyago Starren ishte diçka speciale.

Ai ishte shoqëruesi i Leonardo Bonuccit, por për fatin e tij të mirë gjatë intonimit të himnit të LK-së kishte fatin të qëndronte afër Cristiano Ronaldos.

CR7 ia dha djaloshit një përshëndetje dhe e gjitha kjo u bë hit në internet dhe media, tani rreth kësaj ndodhie të bukur ka folur djaloshi dhe babai i tij, duke treguar historinë e tyre.

Criança olhando encantada para o seu ídolo ✅
Cristiano Ronaldo brincando com ela ✅
O amiguinho rindo de tudo isso ✅

QUE VÍDEOZAÇO! pic.twitter.com/Zj94qmfQEd

— Esporte Interativo (@Esp_Interativo) April 10, 2019

“E shikova Ronaldon, ai po rrinte dhe më preku prapa veshit. Mendova se ishte normale, por sot kur e mendoj them “çfarë?”.

“Mendova që po ëndërroj. Ua tregova videon të gjithëve në shkollë”, ka thënë Tyago.

E gjitha kjo është emocionuese dhe speciale edhe për atin e djaloshit, i cili tha: “Sigurisht që jam shumë krenar. Ishte një moment rrëqethës . Tani telefoni im pothuajse ka shpërthyer nga mesazhet”, ka thënë  François për RTL Nieuws. /Telegrafi/

View this post on Instagram

"Mendova që po ëndërroj. Ua tregova videon të gjithëve në shkollë", ishin fjalët e djaloshit @tyagostarren pas takimit emocional me @cristiano 😍 #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Apr 13, 2019 at 12:20pm PDT

www.telegrafi.com