Fjalët e para të Coutinhos: Shpresoj të qëndroj në Bayern Munich për një kohë të gjatë dhe të fitoj shumë trofe

19 Gusht 2019

Bayern Munich e ka prezantuar nënshkrimin e tyre të ri Philippe Coutinhon, i cili foli për kalimin e tij tek kampionët gjerman.

Braziliani shkon si huazim nga Barcelona, duke thënë se dëshiron të luajë për klubin bavarez për një kohë të gjatë.

“I gjithë klubi tregoi interes të madh për mua dhe bëri shumë përpjekje për transferimin. Jam i lumtur që luaja për një klub kaq të madh. Do të thotë shumë se kanë shumë besim në mua”.

Coutinho në prezantim (Bayern Munich/Twitter)

“Shpresoj të mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe të fitoj shumë trofe”.

Lexo po ashtu: Bayerni dhe Barcelona u morën vesh për mos t’i publikuar detajet e transferimit të Coutinhos, katalunasit i zbuluan ato

27-vjeçari ka marr fanellën me nr.10 nga Arjen Robben.

“Trajneri do të vendosë se ku luaj, por pozicioni im i preferuar është roli i nr. 10” , ka thënë Coutinho.

Coutinho në prezantim (Bayern Munich/Twitter)

Ai gjithashtu e zbuloi se ka biseduar me disa nga miqtë e tij në klub.

“Unë kam folur me Thiagon, Rafinhan dhe Lucion për Bayern Munich dhe ata kishin thënë vetën gjëra pozitive”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/

www.telegrafi.com