Fjalët e para të Leroy Sane pas zyrtarizimit te Bayern Munichu

03 Korrik 2020

Leroy Sane ka thënë fjalët e para pas prezantimit të tij si lojtar i ri i Bayern Munichut.

Sot (e premte) Bavarezët zyrtarizuan transferimin e Sanes nga Manchester City dhe konfirmuar marrëveshjen pesëvjeçare me lojtarin.

Transferimi në Allianz Arena është pritur mirë nga sulmuesi gjerman, i cili mezi pret të stërvit dhe të luajë me Bayernin.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Leroy Sane prezantohet si lojtar i ri i Bayern Munichut

“Bayerni është një klub i shkëlqyeshëm me qëllime të mëdha dhe këto qëllime më përshtaten gjithashtu”, ka thënë fillimisht Sane pas prezantimit.

“Unë jam duke pritur për sfidën e re dhe mezi pres të stërvitem me ekipin”.

The man himself 🗣️#ServusLeroy #packmas pic.twitter.com/8JhEcLvMrH

— FC Bayern English (@FCBayernEN) July 3, 2020

“E njoh Hansi Flick nga Kombëtarja U21, kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje”.

“Dua të fitoj sa më shumë trofe që është e mundur me Bayernin, dhe Liga e Kampionëve është objektivi kryesor”, përfundoi sulmuesi gjerman. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com