Fjalimi motivues i Messit dhe lotët e Albas – Rakuten publikon dokumentarin e Barcelonës në eliminimin nga Liverpooli

30 Nëntor 2019

Një dokumentari i ri është publikuar nga marka e njohur ‘Rakuten’ që tregon dështimin e Barcelonës ndaj Liverpoolit në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Blaugranasit ishin duke fituar 3-0 nga ndeshja e parë ndaj The Reds në Camp Nou, por gjërat ndryshuan nga ndeshja e dytë në ‘Anfield Road’.

Lojtarët e Jurgen Kloppit arritën ta fitonin Ligën e Kampionëve në finale ndaj Tottenham Hotspurit, mirëpo fillimisht e përmbysën 4-0 Barcelonën në stadiumin e tyre.

Liverpool vs. Barcelona – the aftermath.? pic.twitter.com/Vdf37FaIy0

— Kloppholic (@Kloppholic) November 29, 2019

Sponsori i katalunasëve, Rakuten publikoi dokumentarin që tregonte se çfarë kishte ndodhur në zhveshtoren e kampionit të La Liga-së në atë natë.

Pamjet tregojnë se si, Philippe Coutinho, Sergio Buesqutes, Ivan Rakitic dhe Jordi Alba ishte të shokuar nga ajo çfarë po ndodhtë në Anfield.

Jordi Alba. Rattled at half-time. pic.twitter.com/nszfjJABBc

— SH (@Sennesation) November 29, 2019

Alba mbante kokën ulur në pushimin e pjesës së parë edhe pse ishin duke humbur vetëm 1-0.

Lionel Messi kishte premtuar se do ta sillte Ligën e Kampionëve në Camp Nou, mirëpo kishte dështuar ta bënte atë gjë.

Messi before THAT game. #LFC pic.twitter.com/Lf31Mc9sJj

— SNM (@JackCook95) November 29, 2019

32-vjeçari shihet duke u thënë bashkëlojtarëve të tij mos të dorëzohen dhe të luftojnë për atë që kishin shkuar në Angli.

“Hajdeni djema. Duhet të bëjmë një hap përpara”, ka thënë Messi. “Nuk duhet ta humbim këtë mundësi, ok. Duhet të jepni gjithçka nga vetja tani, të tregojmë për çfarë jemi këtu”.

Lexo po ashtu: Barcelona

“Duhet të fillojmë fuqishëm. Kujtojeni. Roma ishte gabimi ynë. I askujt tjetër. Nuk duhet ta lejojmë të njëjtën gjë të na ndodh. Ishte gabimi ynë”.

“Duhet të vazhdojmë, mund ta bëjmë. Mos qëndroni prapa. Hajdeni djema, duhet të largohemi. Duhet të shënojmë një gol, duhet të shënojmë”, shihet duke u thënë pesë herë fituesi i Topit të Artë bashkëlojtarëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan