Flamengo interesohet për Cavanin

30 Tetor 2019

Tashmë është bërë e ditur se Edinson Cavani e dëshiron largimin nga Paris Saint-Germian qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi uruguaian nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet në klubin francez, andaj në afatin e dimrit do të kërkojë një skuadër të re.

Sipas ESPN në Brazil, Flamengo po tenton ta transferojë Cavanin, mirëpo rivalizohen nga shumë skuadra tjera evropiane.

Lexo po ashtu: PSG nuk dëshiron t'ia vazhdojë kontratën Cavanit, alarmohen skuadrat e mëdha

Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo kampioni i Ligue 1 dëshiron ta shesë në janar.

Flamengo gjithashtu po tenton ta transferojë edhe Zlatan Ibrahimovicin që do të largohet nga La Galaxy në dhjetor, por që suedezi duket se dëshiron rikthimin në Evropë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com