Flamurtari e nis me humbje, Erzurumspor e mposht

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 14:00
Skuadra e Duros

Flamurtari ka zhvilluar miqësoren e parë në Turqi dhe përballë kanë pasur skuadrën e BB Erzurumspor. Vlonjtatët e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë dalur të mposhtur në fund të 90-minutëshit, që u përmbyll me rezultatin e ngushtë 1-0.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 81-të skuadra turke gjeti golin e fitores. Osman Sahin shënoi për BB Erzurumspor. Flamurtari ka projektuar një tjetër miqësore, që do ta zhvillojë ditën e hënë kundër kazakëve të Aktobe.

BB Erzurumspor - Famurtari 1-0
Shënues: Osman Şahin 81’

Formacioni: Nurkovic, Siljanovski, Deliaj, Polozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Hoxhaj, Nedeljkovic, Kamara . (U aktivizuan : Liçaj, Hyseni, Muarem, Gafuri, Busic, Maze, Veliu, Tushi, Zuka).

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike