Flamurtari njofton largimin e zv.trajnerit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Tetor 2018 14:46
E presin te Tirana

Ardian Mema zyrtarisht nuk është më zv.trajneri i Flamurtarit. 48-vjeçari ka ndërprerë me konsensus marrëveshjen me kuqezinjtë ndonëse u bashkua me ata vetëm në fillim të verës së kaluar. Nëpërmjet një komunikate klubi bën me dije për largimin e ish-futbollistit nga pozicioni i ndihmës trajnerit.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema. Flamurtari Football Club dhe Ardian Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve. Duke e falenderuar për bashkëpunimin, Flamurtari F.C i uron suksese në karrierën e tij si trajner”, thuhet në komunikatën e klubit vlonjat.

Arsyeja e largimit të tij lidhet me faktin se është lakuar për të zëvendësuar brazilianin Ze Maria te Tirana. Drejtuesit e 24 herë kampionëve kanë kontaktuar me ish-futbollistin bardheblu dhe dëshira e tij është të marrë rolin e trajnerit. Sot presidenti Refik Halili në një konference shtypi njoftoi largimin e trajnerit, i cili ishte prezent dhe e pranoi që divorci ishte i pashamngshëm. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike