Flamurtari nuk e do, Jorgji gjykon kundër Partizanit

Edhe pse është një nga gjyqtarët më cilësorë që ka Shqipëria, sërish në Vlorë e kontestojnë për gjykimet e marra. Sezonin e shkuar nuk ishin të pakta ndeshjet që ai nuk dëshirohej në Vlorë apo dhe në transfertë, megjithatë, për takimin që do të rikthejë emocionet e Superiores, Sektori i Arbitrimit ka përcaktuar ndërkombëtarin elbasanas udhëheqësin e kësaj sfide. Ai do të ndihmohet dhe nga gjyqtarët pas portave, duke siguruar një gjykim të drejtë për përballjen Flamurtari – Partizani.

Ndeshja që do të nisë të luhet në orën 18:00 për llogari të javës së 14 të elitës së futbollit shqiptar do të ketë vëmendje të veçantë, Flamurtarit i debuton Elton Cale, ndërkohë që Partizanit i mungon kapiteni Alban Hoxha.

Daja ka një armë shtesë dhe shpreson shumë nga braziliani, ndërkohë që Gega është i bindur te grupi që ka. Dy trajnerë që i përgatisin mirë skuadrat e tyre si fizikisht dhe teorikisht, kështu që përballja ka për të dhuruar emocione të mëdha.

Flamurtari është në mesin e tabelës me 19 pikë, ndërsa Partizani udhëheq elitën me 31 pikë, dy më tepër se Skënderbeu ndjekës. Kuqezinjve iu duhet patjetër fitorja që të ruajnë ritmin me ndjekësit, ndërkohë që të kuqve iu mjafton një barazim për të mos e humbur vendin e parë. Sytë në Vlorë, java e 14 nis me një super-përballje! /EDS/

Kategoria Superiore | Java e 14-të

Flamurtari – Partizani, sot ora 18:00

Gjyqtarët: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Kreshnik Cjapi, Kreshnik Barjamaj, Denis Rexha

Nesër

Tirana – Skënderbeu 14:00

Teuta – Luftëtari 17:00

Të dielën

Kamza – Kukësi

Laçi – Kastrioti

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan