Flamurtari pa busull, Shpëtim Duro i jep fund me kuqezinjtë

Trajneri Shpëtim Duro i ka dhënë fund aventurës me Flamurtarin duke u larguar menjëherë pas humbjes nga Skënderbeu në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Kuqezinjtë po kalojnë një moment tepër të vështirë në kampionat, ku tani rrezikojnë mbijetesën ndërsa eliminimi nga Kupa ishte i papranueshëm.

“Ishte një ndeshje e barabartë në 45’ minutat e para. Në pjesën e dytë Skënderbeu luajti më mirë dhe e meritoi kalimin në finale. Unë kam gabuar me Flamurtarin dhe nuk mund të jem më trajner i skuadrës. Sot ishte shansi i fundit dhe marr pergjegjësinë time personale si trajner. E kam vendosur të mos jem më trajneri i Flamurtarit. Zoti Idrizi ndoshta nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin dhe nuk do të pranojë, por nuk mundem të vazhdoj më. Kam kaluar një vit e gjysmë mjaft të mirë, por situata në javët e fundit është e pakonceptueshme”, tha fillimisht trajneri.

Dorëheqja – “Unë jam i bindur, që është për të mirën e skuadrës, të mirën time dhe të gjithë ambientit dhe jam 100% i bindur se ky është momenti, që duhet të jap dorëheqjen dhe ta mbyll këtu. Situata ka agravuar dhe nuk kam çfarë të bëj më. Më vjen keq, që u mbyll kështu, por situata na doli nga duart”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan