Flamurtari siguron miqësoren e tretë

Flamurtari ka siguruar miqësoren e tretë në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Antalia të Turqisë. Klubi vlonjat do të luajë ditën e shtunë ndaj Pogon Szczecin, ekip i cili pozicionohet i fundit në vendin e fundit në kampionat, me 17 pikë.

Takimi ndaj skuadrës polake do të zhvillohet në “Gloria Hotel Fields”, në orën 13:00.

Ky është testi  i tretë që trajneri Duro do të kristalizojë formacionin. Pas 10-ditësh, kuqezinjtë do të presin Partizanin në shtëpi, në kuadër të fillimit të pjesës së dytë të kampionatit. Ndaj, Duro duhet të ketë të qartë cilëve lojtarë do t’ua besojë këtë takim të fortë. /EDS/

Rezultatet e dy miqësoreve të luajtura deri më tani:

BB Erzurumspor 1-0 Flamurtari

Flamurtari 1 : 1 Atyrau

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan