Flamurtarit nuk i ndahen problemet, ka dhe lajme të mira

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Shtator 2018 09:38
Këto janë çështjet e kuqezinjve

Në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit, atë mes Flamurtarit dhe Kukësit, u pa qartë që fusha e stadiumit “Flamurtari” ishte në gjendje të mjerueshme. Por, koha iu premtoi vlonjatëve që të bënin shndërrim total të gjendjes së tapetit. Puna e bërë gjatë këtyre ditëve ka sjellë dhe frytet e veta, ku terreni nga njyrë e verdhë është shndërruar në të blertë. Janë pastruar barërat e këqija dhe çdo gjë është normalizuar.

FSHF asokohe u alarmua nga ajo gjendje e fushës, duke iu kërkuar drejtuesve kuqezi që të punonin për të rregulluar atë problem madhor ose ndryshe të kërkonin një tjetër fushë. Kuqezinjtë do të riktheheshin pikërisht për ndeshjen me Skënderbeun në terrenin e tyre dhe normalisht nuk mund të luanin këtë ndeshje në fushë neutrale, ndaj punuan që ta sillnin çdo gjë në formë. Tanimë është përcaktuar përfundimisht që takimi do të luhet në Vlorë, pikërisht të hënën në orën 19:45.

Shqetësimet – Trajneri Ilir Daja sërish nuk do ta ketë grupin e plotë. Agustin Torasa është në dyshim për shkak se nuk është riaftësuar plotësisht, ndërsa vijon që të shqetësojë teknikun dhe gjendja e Albi Allës. Ky i fundit është dëmtuar dhe do kohën e tij për t’u riaftësuar, ndoshta mund të jetë gati për takimin kundër Partizanit.

Elton Cale është një tjetër lojtar që mban pezull Flamurtarin. Ky i fundit edhe pse është në listën e federimeve të Flamurtarit, natyrisht që nuk mund të luajë sepse dokumentacioni i tij ndodhet për shqyrtim në FIFA për shkak të problemeve me Kukësin. Derisa të jepet përgjigja përfundimtare, trajneri nuk mund ta llogarisë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike