Flet agjenti i Hysajt: Shkëlqeu kundër Juventusit! Të gjithë janë gabuar për Elseidin

27 Janar 2020

Për mikrofonët e “Radio Punto Nuovo”, ka folur Mario Xhufredi, agjent i Elseid Hysajt. Xhufredi ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, që nga specialistët u vlerësua nga më të mirët në fushën e lojës kundër përballjes së fituar ndaj kampionëve të Italisë, Juventusit.

“Hysaj tregoi se të gjithë ishin gabuar për të. Ka treguar se është një lojtar i fortë, sidomos tani që ka ardhur Gatuzo. E kam njohur që te Piza, në një situatë të vështirë, prej aty doli një raport mqiësore. E dua fort sepse gjithmonë e kanë vënë në diskutim dhe gjithmonë ia ka dalë mbanë në vendet më të vështira duke mësuar sa më shumë. Tani ka gjetur besim dhe është i sigurt në vetvete”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com