Florentino Perez i etur për të gjetur blerës për James dhe Bale

02 Prill 2020

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez po kërkon të mbledhë 100 milion euro nga shitjet e verës.

Florentino dëshiron të shesë shumë yje aktual të ekipit në mënyrë që të financojë planet e tij për tregun e ardhshëm të transferimeve.

Njëri nga objektivat kryesore të klubit është mesfushori 17-vjeçar i Rennes, Edouardo Camavinga.

Lexo po ashtu: Real Madridi përgatitë largimin e 12 lojtarëve – në mesin e tyre dhe disa super yje

Sulmuesi i Borussia, Erling Haaland është gjithashtu në radarin e Realit dhe thuhet se do të tentohet transferimi në verë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, në krye të listës për tu larguar janë Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Presidenti Florentino Perez pret të fitojë nga 40 milionë euro nga secili prej tyre.

James është duke u lidhur me një ribashkim me ish-trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti në Everton dhe Arsenalin, ndërsa Bale do të jetë më vështirë për tu shitur për shkak të pagës së tij të madhe. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan