Florentino Perez i gatshëm të paguajë 300 milionë euro për Mbappen

09 Prill 2019
Florentino Perez i gatshëm të paguajë 300 milionë euro për Mbappen

Presidenti i Real Madrid, Florentino, i gatshëm të paguaj qindra miliona euro për Kylian Mbappen.

Perez raportohet se do ta ndihmon një farë forme Antoine Griezmannin të transferohet tek ekipi i PSG-së.

Kjo do të bënte që Kylian Mbappe i skuadrës franceze të kalonte në radhët e ekipit të Los Blancos, sipas drejtorit kryesor Okdiario Eduardo Inda ndërsa fliste për El Chiringuito.

Florentino Perez (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Gjithçka i përket të ardhmes, por mund të ndodhë,” tha Inda duke shtuar “Madridi është i gatshëm të ofrojë 300 milionë euro për Mbappen”.

Theksojmë se sulmuesi tash e sa kohë është në radarin e skuadrës spanjolle, e cila gjatë verës do të sjell shumë lojtarë në radhët e veta.

Ndryshe, njëzetvjeçari deri më tani ka pasur 25 paraqitje për parisienët dhe ka shënuar 27 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com