Floyd Mayweather adopton një panda dhe i vë emrin e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
1 Dhjetor 2017 14:12

Floyd Mayweather është sërish në qendër të vëmendjes për një nga bëmat e tij. Ndërsa ndodhet në Kinë për të bërë një udhëtim special, për të cilin është paguar 2 milionë sterlina ai ka vendosur që të adoptojë një panda të vogël.

Arinjtë panda janë simbol i Kinës dhe mjaft të pëlqyer.

Boksieri i njohur amerikan pagoi 11 mijë sterlina për këlyshin panda dhe më pas i vuri atij emrin e tij.

Sportisti i njohur për fitimet e tij të mëdha nga ndeshjet e boksit dhe nga fakti që në 50 ndeshje nuk ka humbur asnjëherë, vizitoi një familje e cila merret me rritjen dhe kërkimet shkencore për pandat në Chengdu.

Pikërisht, aty këlyshi panda e bëri për vete dhe Mayweather vendosi ta adoptojë.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike