Fonseka: Nuk jam i lumtur me rezultatin, i pyeta Mkitarianin, Pedron dhe Xhekon nëse donin…

28 Shtator 2020

Trajneri i Romës, Paolo Fonseka nuk ishte i lumtur me barazimin që skuadra e tij mori ndaj Juventusit 2-2. Verdhekuqtë kaluan dy herë në avantazh, por u barazuan nga bardhezinjtë edhe pse këto të fundit ishin me 10 lojtarë, pasi Rabiot doli me karton të kuq.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, por nuk jam i lumtur me rezultatin. Ne krijuam shanse dhe luajtëm për ta fituar ndeshjen. E pashë Xhekon të fokusuar dhe të motivuar. Ndjeva që ekipi ishte gjithmonë komfort. Ne nuk i lejuam Juventusit ndonjë shans dhe kishim një mbrojtje solide. Ne mund të bënim 5 zëvendësime, por e pashë që ekipi ishte mirë dhe nuk mu duk e nevojshme. I pyeta Mkitarianin, Pedron dhe Xhekon nëse donin të zëvendësoheshin, por ato të gjithë thanë jo”.

Marash Kumbulla bëri debutimin përkrah Ibanezit dhe Mançinit. “Është e vërtetë që kemi tre mbrojtës të rinj, por ato janë shumë të talentuar dhe provuan se jemi një skuadër e fortë në prapavijë”, tha Fonseka për “Sky Sport Italia”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan