Formacion emergjence, Milan pa Higuain-in

30 Shtator 2018

Do të jetë Samu Castillejo ai që do të zëvendësojë Gonzalo Higuain-in në ndeshjen që do të zhvillohet në Reggio Emilia mes Sassuolo-s dhe Milan-it, e planifikuar për mbrëmjen e sotme në orën 20:30. Pipita nuk është thirrur nga Rino Gattuso në mënyrë që gjendja e tij fizike të mos përkeqësohej, për shkak se ai ka probleme me muskujt e shpejtësisë. Në rast se do të aktivizohej, ai do të rrezikonte që të humbte disa muaj aktivitet. Por, edhe alternativat që mund të zëvendësonin më së miri argjentinasin nuk kanë qenë në formë të mirë: Patrick Cutrone dhe Fabio Borini kanë shfaqur probleme në kavilje, për të dy ka qenë momenti për të luajtur, por ata do ta nisin nga pankina.

Sot do të jetë mundësie që kuqezinjtë të vendosen në fushë me “tredhëmbësh”. Së bashku me Castillejo-n në sulm do të jenë dhe Suso së bashku me Calhanoglu, teksa do t’i takojë turkut që të shkëmbejë pozicionin me ish-lojtarin e Villarreal-it. Sigurisht një ndryshim i improvizuar nga Milan-i, por nëse në Reggio Emilia jepen shkëndija pozitive, atëherë ky do të jetë një mes opsioneve që “Djalli” mund të përdorë në rast emergjence. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera