Formacionet zyrtare, Genoa – Juventus: Përballja e skuadrave me objektiva të ndryshëm

30 Qershor 2020

Genao pret Juventusin në “Marassi”, kur dy palë kanë objektiva të kundërt dhe janë në skajet e kundërta të tabelës, por luftojnë për tri pikë që mund të jenë vendimtare.

Të besuarit e Maurizio Sarri dëshirojnë ta mbajnë sa më larg Lazion, ndërsa vijnë pas pesë fitoreve radhazi në kampionat.

Genova, nga ana tjetër, janë vetëm një pikë mbi zonën e rënies dhe një humbje mund t’i japë rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë një shans për t’i tejkaluar.

Sarri për këtë ndeshje ka hedhur në fushë emra si Cristiano Ronaldo, Paolo Dybala dhe  Federico Bernardeschi në sulm.

Nga minuta e parë është në lojë edhe Miralem Pjanic që e ka kompletuar transferimin te Barcelona, por do të jetë te Juve deri në fund të sezonit.

Genoa: Perin; Romero, Soumaoro, Zapata; Biraschi, Cassata, Schone, Sturaro, Barreca; Pandev, Sanabria.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Danilo; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.

𝔹𝕀𝔸ℕℂ𝕆ℕ𝔼ℝ𝕀 𝕏𝕀 📝⚪️⚫️#GenoaJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/dpBfrGKYUD

— JuventusFC (@juventusfcen) June 30, 2020

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com