Formacionet zyrtare: Interi kërkon tri pikë ndaj Barcës

11 Dhjetor 2019

Interi është nikoqir i Barcelonës në Giuseppe Meazza për ndeshjen e xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit do të luajë me të gjitha forcat në kërkim të fitores, në mënyrë që të sigurojnë një vend në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe evropiane për klube.

Nga ana tjetër, katalunasit e kanë siguruar vendin e parë në Grupin F dhe do t’i pushojnë disa lojtarë kryesorë në këtë takim.

Trajneri i vendasve, Antonio Conte, do të përpiqet ta fitojë takimin ndaj homologut të tij në ekipin kundërshtar, Ernesto Valverde.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Vecino, Borja Valero, Brozovic, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Barcelonës: Neto, Lenglet, Todibo, Firpo, Umtiti, Wague, Vidal, Alena, Rakitic, Griezmann, Perez.

Ndeshja tjetër e Grupit F zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Slavia Pragës, ku skuadra gjermane duhet të regjistrojë fitore dhe ta presë rezultatin e ndeshjes ndërmjet Nerazzurrëve dhe Blaugranëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan