Formacionet zyrtare/ Shkëndija kërkon kualifikimin ndaj Sheriff Tiraspol

31 Korrik 2018

Sfida e dytë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve e Shkëndijës kundër Sheriff Tiraspol-it nuk ka për të qenë e lehtë.

Por tetovarët futen në fushë me avantazhin nga takimi i parë që përfundoi 1-0 për ta. Skuadra që kalon në raundin e tretë do të përballet me austriakët e Salzburg. Moldavët në këtë ndeshje do të luajnë me skemën 4-3-3, kurse tetovarët si zakonisht me modulin 4-2-3-1.

Bilanci i kuqezinjve tetovarë në Evropë është 11 fitore 3 barazime dhe 11 humbje. Një statistikë interesante që rrit shanset e Shkëndijës për kualifikim është fakti se skuadra shqiptare nuk është eliminuar në asnjë nga 6 rastet e mëparshme kur në ndeshjet shtëpiake ka fituar pa pësuar gol. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan