Formacionet zyrtare, Slovan Bratislava – Feronikeli

24 Korrik 2019

Feronikeli do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të rrethit të dytë eliminator në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Slovan Bratislavën në Sllovaki.

Kampioni i KosovĂ«s nĂ« rast tĂ« kualifikimit kundĂ«r Slovan BratislavĂ«s do tĂ« ketĂ« punĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«, pasi do tĂ« pĂ«rballet me humbĂ«sin e sfidĂ«s, Dundalk – Qarabag.

Ndeshja e parĂ« zhvillohet nĂ« Sllovaki, ndĂ«rsa pas njĂ« jave luhet takimi kthyes nĂ« stadiumin “Fadil Vokrri” nĂ« PrishtinĂ«, aty ku pritet tĂ« zbardhet gjithçka sa i pĂ«rket fatit tĂ« skuadrĂ«s sĂ« fundit kosovare qĂ« luan nĂ« garat ndĂ«rkombĂ«tare.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kur kanë mbetur më shumë se një orë deri në fillim të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do të përballen sot.

Zekerija Ramadani ka bërë disa ndryshime në formacion, ku nga minuta e parë do të startojë Argjend Malaj. Po ashtu edhe braziliani Jean Carioca është kthyer në 11-shen startuese.

Slovan Bratislava

Në anën tjetër te sllovakët nuk janë në formacion dysha serbe që u paralajmërua se nuk do të luajnë. /Telegrafi/

Slovan Bratislava: Greif, Rharsalla, Ljubicic, Sporar, Abena, Rafael Ratao, Sukhotskiy, Nono, Holman, Bozhikov, Bajric.

Feronikeli: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Hoti, Fazliu, Carioca, Malaj, Islami, Rexha, Prekazi, Hoxha.

www.telegrafi.com