Formacioni i javës në Ligën e Evropës, dominohet nga futbollistët e Man UTd dhe Baselit

13 Mars 2020

Janë zhvilluar ndeshjet e para në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Gjashtë ndeshje janë zhvilluar, teksa takimet Sevilla – Roma dhe Inter – Getafe janë lënë për një datë tjetër.

Fitorja më bindëse i ka takuar Manchester United që ka shkatërruar Laskun në udhëtim 0-5, ndërsa me rezultat të thellë ka fituar edhe Baseli 0-3 te Frankfurti.

Liga e Evropës ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj jave, ku futbollistët kryesorë vijnë nga këto dy skuadra.

This week’s star performers 🔥#UEL | @FedExEurope | #UELFPZ

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 13, 2020

Manchester United ka gjashtë futbollistë në formacionin më të mirë të javës dhe ata janë: Williams, Eric Bailly, Luke Shaw, Fred, Daniel James dhe Odion Ighalo.

Ndërkohë gjiganti zviceran Basel në anën tjetër ka katër futbollistë, portierin Omlin, mbrojtësin Comert si dhe mesfushorët Campo e Bua.

I vetmi lojtar nga Bayer Leverkusen që ka zënë vend në këtë 11she është mesfushori Aranguiz. /Telegrafi/

www.telegrafi.com