Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime

15 Maj 2019

Barcelona ka mbetur e zhgënjyer nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve, por që në këtë sezon ka fituar La Ligan dhe ka shansin që ta fitojë edhe Kupën e Mbretit, që në finale do të përballet me Valencian.

Skuadra katalonase e kishte shansin që në këtë sezon ta fitonte tripletën, por që nga gara më e madhe për klube në kontinentin e vjetër u eliminua nga Liverpooli.

Barcelona nuk dëshiron që edhe në sezonin e ri t’i përsëritet nj situatë e tillë, andaj po planifikon që në verë t’i bëjë disa transferime të mëdha.

Skuadra katalonase tashmë e ka transferuar Frenkie De Jongun nga Ajaxi, ndërsa është shumë afër transferimit edhe të lojtarit tjetër të holandezëve, Matthijs De Ligt.

Barcelona nuk do të ndalet me kaq, pasi janë shumë afër ta transferojnë edhe Antoine Griezmannin nga Barcelona, që dje (e marte) bëri me dije se po largohet nga Atletico Madrid.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Barcelona

Me këto tri transferime, Ernesto Valverde do t’i ketë në dispozicion së paku dy skema, 4-3-3 dhe 4-2-3-1. Blaugranasit me këto tri përforcime do të shtonin edhe më shumë cilësi në skuadrën e tyre, duke marrë parasysh paraqitjet e lojtarëve në këto sezonet e fundit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan