Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri, Valverde me disa ndryshime befasuese

14 Gusht 2019

Formacioni i Barcelonës së Ernesto Valverdes për sezonin 2019/20 pritet të ketë disa ndryshime të rëndësishme në organikë.

Barcelona ka qenë aktive në afatin kalimtar të verës, duke transferuar emra të njohur si Antoine Griezmann, Frenkie De Jong dhe Junior Firpo.

Megjithatë, klubi katalunas po ka probleme në dalje, pasi disa lojtarë si Philippe Coutinho, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic ende nuk janë larguar.

Lexo po ashtu: Interi pas dyshes së Barcelonës – Vidal dhe Rakitic kërkohen nga Conte

Të lartpërmendurit si duket nuk kanë vend në formacionin e sezonit 2019/20, ndërsa befasia e madhe pritet të jetë Sergio Busquets.

Sipas Goal.com, Valverde ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime këtë sezon dhe mesfushori spanjoll mund të mbetet si rezervë e De Jongut.

De Jong pritet ta marrë vendin e Busquetsit këtë sezon

Mbrojtja pritet të formohet nga Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet dhe Jordi Alba, ndërsa në mesfushë përkrah De Jongut pritet të luajnë Sergi Roberto dhe Arthur.

Dyshes së sulmit Lionel Messi dhe Luis Suarez do t’i bashkohet Griezmann, i cili do të luajë në anën e majtë të sulmit.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës:

/Telegrafi/

www.telegrafi.com