Formacioni i mundshëm i Bayernit për sezonin e ri me përforcimet e mëdha të verës – A munden Bavarezët ta fitojnë Ligën e Kampionëve?

21 Gusht 2019

Bayern Munichu ka qenë njëri nga klubet më aktive në afatin kalimtar të verës duke afruar disa yje të mëdha në skuadrën e tyre.

Vera e këtij viti ka qenë shumë e nxehtë për klubin më të madh gjerman, Bayern Munich, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur për një ‘mini-revolucion’.

Drejtuesit e Bavarezëve kanë vendosur të largojnë disa nga senatorët e viteve të fundit si Frank Ribery, Arjen Robben, Matts Hummels, ndërsa pritet të largohet edhe Jerome Boateng.

Lexo po ashtu: Fjalët e para të Coutinhos: Shpresoj të qëndroj në Bayern Munich për një kohë të gjatë dhe të fitoj shumë trofe

Në vend të tyre, Bayerni ka transferuar në mbrojtje dyshen Benjamin Pavard dhe Lucas Herandez, ndërsa në sulm Philippe Coutinhon dhe Ivan Perisicin.

Transferimit e verës së Bayernit (Foto: Sqwuaka)

Me këto përforcime apetitet e drejtuesve të klubit gjerman janë rritur dhe përveç trofeut të tetë radhazi të Bundesligas, synimi është edhe kurora evropiane e Ligës së Kampionëve.

Mediumi britanik Daily Mail, ka përpiluar një formacion të mundshëm të Bayern Munichut me katër përforcimet e bëra këtë verë.

Formacioni i mundshëm i Bayernit: Neuer; Kimmich, Pavard, Alaba; Alcantara, Goretzka; Gnabry, Coutinho, Perisic; Lewanwdoëski.

Formacioni i mundshëm i Bayernit (Foto: Daily Mail)

Përveç kësaj, trajneri Niko Kovac do të ketë edhe bankën rezervë të fortë me lojtarë si Niklas Sule, Javi Martinez, Thomas Muller, Kingslay Coman dhe Corentin Tolisso.

Me gjithë këta yje në formacion dhe bankë, natyrshëm lind pyetja se a do të mundet Bayerni ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon?  /Telegrafi/

www.telegrafi.com