Formacioni ideal i të rinjve, UEFA ngel në klasë Italinë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Dhjetor 2017 11:17
Aty janë Kylian Mbappé dhe Marco Asensio, por nuk gjendet asnjë italian në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga UEFA

Aty janë Kylian Mbappé dhe Marco Asensio, por nuk gjendet asnjë italian në formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga UEFA dhe që analizon lojtarët e moshës U-24, të cilët kanë debutuar në edicionin e fundit të Champions League. Asnjë italian apo lojtar që militon në Serie A (por në rastin e juventinëve të rinj si Dybala apo Rugani, që të dy kishin luajtur në edicionin e mëparshëm të turneut), por lojtarë të ndryshëm që përbëjnë formacionin më të mirë të Evropës apo që janë në qendër të merkatos verore faraonike.

Në portë i përzgjedhuri është braziliani Ederson, që aktualisht luan te Manchester City, ndërkohë që linja mbrojtëse është e përbërë nga Nelson Semedo (ish-Benfica dhe tani te Barcelona), Davinson Sánchez (Tottenham), Niklas Sule (Bayern), Kieran Tierney (Celtic).

Një tjetër lojtar i Spurs-ave në mesfushë: 21-vjeçari Harry Winks (Tottenham), i cili ka në krah portugezin Talisca dhe zbulimin e Realit, Marco Asensio.

Në sulm, përveç 19-vjeçarit Kylian Mbappé (i zbuluar nga Monaco dhe tani luan për Psg), janë edhe gjermani 21-vjeçar Timo Werner (Leipzig), dhe zvicerani me origjinë nga Kameruni, Dimitri Oberlin i Baselit./EDS/

Anglezët të dashuruar me Salah, mediat i dedikojnë...

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
25 Prill 2018 12:28
Fytyra e re e futbollit

Dy gola të shënuar ndaj Romës, ish-ekipit të tij dhe dy asise e kanë kthyer Salah në futbollistin më të famshëm të momentit, aq sa mund të themi se ka lënë disi në hije Messin dhe Ronaldon. Sulmuesi i Liverpool-it ka tëerhequr vëmendjen e mediave kryesore në Angli, të cilat i kanë dedikuar faqet e para të tyre.

Faqet e para të gazetave sportive në Angli

 

Superdueli i Champions: Bayern ka mungesa, Zidane ul në stol Benzema | VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 12:22
Të fundit nga përballja e titanëve

Real Madrid do të përballet sonte në “Allianz Arena” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Gjigantët spanjollë shihen favoritë në këtë takim, por nga ana tjetër do t’u duhet më parë që të kalojnë djemtë e Jupp Heynckes. Në konferencën e djeshme për shtyp, tekniku gjerman e vlerësoi kundërshtarin, ndërsa theksoi se nuk madrilenët duhet të kenë frikë nga Robert Levandovski.

Zinedine Zidane, sipas medias spanjolle ka vendosur që të hedhë në fushë Asension në vend të Benzema, ndërsa Ronaldo do të jetë në qendër të sulmit i ndihmuar nga Isco. Ndërsa bavarezët nuk do të kenë në dispozicion yllin austriak, David Alaba, i cili ka mbetur i lënduar në seancën stërvitore të dy ditëve më parë.

Formacionet e mundshme

Bayern Munich: Sven Ulreich - Rafinha, Mats Hummels, Jerome Boateng, Joshua Kimmich - Javi Martinez - Thomas Müller, James Rodriguez - Arjen Robben, Franck Ribery - Robert Leëandoëski; Trajner: Jupp Heynckes.

Real Madrid: Keylor, Varane, Ramos, Carvajal, Marcelo, Caseiro, Kroos, Modric, Asensio, Isco, Ronaldo; Trajner: Zinedine Zidane.

Ndeshja do të luhet sonte në orën 20:45 në “Allianz Stadium” ndërsa sfida e kthimit luhet javën që vjen, ditën e martë, më 1 maj. Të dy skuadrat do të kërkojnë që të sigurojnë biletën për finalen e madhe që do të luhet në kryeqytetin Ukrainas, Kiev.  /EDS/

Nëse doni të shikoni parashikimin e EDS, klikoni KËTU

 

Roma në finale? Italianët: Mrekullia që vjen për pesë arsye

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 11:40
Liverpool triumfoi 5-2 në Angli

Futbolli është i paparashikueshëm, ndaj edhe është i bukur. Të gjithë kanë parë një mrekulli kur Roma përmbysi Barcelonën dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Champions League. Për të siguruar një biletë për në Kiev duhet të ndodhë sërish një mrekulli dhe në Itali i japin pesë arsye Romës pse duhet të besojë në kualifikimin, edhe pse në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 5-2 në “Anfield”. Gjithçka, sipas “Sportmediaset”, nis me Dzeko-n, për të vijuar me “fortesën Olimpico”, tifozët, mbrojtja e kundërshtari dhe ajo që ndodhi me Barcelonën.

DZEKO
Ashtu si në Barcelonë, Dzeko shënoi sërish një gol me shumë vlera ndaj anglezëve, duke konfirmuar klasin e tij në Europë. Në Champions ai ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar tre herë. Boshnjaku numëron katër gola në katër ndeshjet e fundit: ndaj Shakhtar, Barcelonës (2 ndeshje) dhe Liverpool-it. kështu që për Di Francesco-n nuk ka aspak probleme përpara, pasi Dzeko në një mënyrë ose tjetër shënon dhe është vendimtar.

FAKTORI OLIMPICO
Roma kë ardhur deri në këtë fazë të Champions League duke e shfrytëzuar maksimalisht faktorin fushë. De Rossi me shokë nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi, teksa kanë triumfuar katër herë dhe barazuar në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid. Më e veçanta është se ata nuk pësuar asnjë gol në ndeshjet brenda. Roma ka bërë që të bëjnë një figurë të keqe klube si Chelsea dhe Barcelona, duke i mundur me rezultatin 3-0.

MBËSHTETJA E TIFOZËVE
Dy golat e shënuar në fund në ndeshjen e parë me Liverpool mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Stadiumi "Olimpico" do të jetë i mbushur plot tifozët do tentojnë ta kthejnë në një "gropë" ku edhe Messi u trondit. Ashtu si kundër Barcelonës, tifozët duhet të jenë lojtari i 12-të në fushë, Misioni është i pamundur, për ëndrra e hakmarrjes për finalen Champions League-s së humbur në vitin 1984 mbetet prezente te verdhekuqtë.

MBROJTJA E LIVERPOOL
Dhjetë minuta e fundit në "Anfield" kanë zbuluar edhe të metat e makinerisë së golave të Klopp. Në mbrojtjen e tyre vetëm Van Dijk ofron siguri, ndërsa pjesa tjetër "çalon".Portieri Kariu është konfirmuar si një që gabon dhe nuk përcjell qetësinë e duhur te shokët e skuadrës. Për Lovren duhet të shihet goli i Dzeko, ndërkohë që Alexander-Arnold dhe Robertson janë të mirë në aspektin sulmues, ndërsa në prapavijë lënë hapësira.

PËRMBYSJA ME BARCELONËN
Roma e di se mund të bëjë mrekulli dhe e fundit është e freskët, pasi ka ndodhur vetëm 20 ditë më parë. Rikthehemi pas te ndeshja me Barcelonën, që përfundoi 4-1 e para, dhe më pas në ndeshjen e dytë dukej gjithçka si një lojë fëmijësh dhe falë golave të Dzeko, De Rossi dhe Manols u kompletua mrekullia. Nga atëherë, Roma është më lart dhe me 2 maj do të kenë mundësinë të shkojnë në finale, sigurisht me një tjetër mrekulli, nëse e realizojnë./EDS/

VIDEO/ Rrahën për vdekje tifozin e Liverpool, pranga dy italianëve

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 10:49
Incidenti i ndodhur para ndeshjes

Dy tifozë të Romës janë arrestuar pasi kanë tentuar të vrasin një mbështetës të Liverpool jashtë stadiumit “Anfield” mbrëmjen e djeshme para se të fillonte ndeshja e gjysmëfinales së Champions League. 53-vjeçari i “The Reds” ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën.

Sherri shpërtheu një orë para fillimit të sfidës. Siç shkruan “The Sun”, tifozët e Romës thuhet se përdorën çekiçë, shkopinj dhe rripa duke sulmuar turmën. Viktima, besohet të jetë nga Irlanda dhe po trajtohet për lëndime serioze në kokë në Qendrën neurologjike të Walton.

Policia e Merseyside ka arrestuar dy tifozë verdhëkuqë, të moshës 25 dhe 26-vjeç. Uniformat blu arrestuan në total nëntë persona për veprat penale: posedim i lëndëve narkotike dhe alcohol. Njëri prej përfaqësuesve, Dave Charnock në një komunikatë për shtyp tha: “Një 53-vjeçar, i cili besohet të jetë tifoz i Liverpool, është sulmuar pranë stadiumit gjatë një grindjeje mes tifozëve të Romës me ato vendas. Aktualisht ai është duke u trajtuar për dëmtimet e pësuara në Qendrën Neurologjike Ëalton. Gjendja e tij shëndetësore është tepër kritike. Dy persona të moshës 25 dhe 26 vjeç nga Roma, janë arrestuar me dyshimin për vrasje me tentativë dhe janë dërguar në një stacion policor ku do të intervistohen nga detektivët. Autoritetet përkatëse po hetojnë për përdorimin e flakadanëve jashtë stadiumit të Anfield para ndeshjes. Do t’i shqyrtojmë pamjet e ÇTV dhe do t’i paraqesim këto prova para gjykatës. Ju ftoj që çdokush që ka ndonjë informacion ose pamje nga incidentet në telefonin e tyre celular, të na i dërgojë”- tha ai në deklaratën e tij.

 

Një zëdhënës i UEFA-s komentoi gjithashtu incidentin në fjalë ndërsa u shpreh i tronditur për situatën e ndodhur.

“Autorët e këtij sulmi nuk kanë vend në futboll dhe ne besojmë se ata do të marrin dënimin e duhur nga autoritetet.

Për incidentet e ndodhura dje ka reaguar edhe klubi i “Të kuqve”, përmes një deklarate për shtyp, ku i kanë ofruar mbështetjen familjes së viktimës. Më tej shkruanin se ndiheshin “të tronditur dhe të tmerruar” nga incidenti i ndodhur jashtë stadiumit. /EDS/