Formacioni me fituesit 'e çuditshëm’ të Ligës së Kampionëve

27 Prill 2020

Lojtarë të mëdhenj dhe yje të njohura nuk kanë arritur që ta fitojnë Ligën e Kampionëve gjatë karrierave të tyre, ndërsa ka të tillë që shpesh është thënë se nuk e kanë merituar.

Sidoqoftë, ata kanë qëlluar në klubin e duhur në kohën e duhur dhe i janë gëzuar triumfit në garën më të madhe evropiane për klube.

The Sun ka bërë një formacion me njëmbëdhjetë lojtarët e çuditshëm, të cilët kanë arritur që ta festojnë fitoren në garën prestigjioze.

Fituesit më ‘të çuditshëm’ të Ligës së Kampionëve (Foto: The Sun)

Portier: Scott Carson (Liverpool, 2005)

Mbrojtës: Jose Bosingwa (Porto, 2004 dhe Chelsea, 2012), Roque Junior (Milan, 2003), Djimi Traore (Liverpool, 2005), Ryan Bertrand (Chelsea, 2012).

Mesfushorë defensivë: Sulley Muntari (Inter, 2010), Paul Lambert (Borussia Dortmund, 1997).

Mesfushorë ofensivë: Mario Balotelli (Inter, 2010), Ibrahim Afellay (Barcelona, 2011), Jesper Blomqvist (Manchester United, 1999).

Sulmues: Benni McCarthy (Porto, 2004).

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com