Formacioni më i mirë nga gjysma e parë e sezonit 2018/19 në Bundesliga

01 Janar 2019

Gjysma e sezonit 2018/19 në Bundesliga përfundoi me vetëm 17 ndeshje, ndërsa pritet një tjetër gjysmë sezon i zjarrtë.

Borussia Dortmund është skuadra që i prinë tabelës, e ndjekur nga Bayern Munich me gjashtë pikë më pak, bavarezët kishin një fillim të tmerrshëm të sezonit, por që pritet të rikthehen fuqishëm.

Por, një gjë është e sigurt, do të jetë një betejë e ashpër si për titull, top katërshe dhe për skuadrat që do tentojnë qëndrimin në ligë.

Më poshtë keni formacionin më të mirë nga Squwaka nga 17 ndeshjet e para:

Portier: Peter Gulacsi

Klubi: RB Leipzig

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (17)

Ish-portieri i Liverpoolit ishte fantastik, duke u treguar vendimtar që skuadra ta meritojë pozitën e katër. Leipzig ka pranuar vetëm 17 gola, më së paku nga gjithë skuadrat dhe Gulacsi është një nga meritorët.

Vlen të përmenden edhe portierët:: Frederik Ronnow (Eintracht Frankfurt), Gregor Kobel (Hoffenheim), Thomas Kraft (Hertha Berlin) dhe Yann Sommer (Borussia M.Gladbach).

Mbrojtës i djathtë: Joshua Kimmich

Klubi: Bayern Munich

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (17)

23-vjeçari kishte një tjetër sezon të mirë te Bayerni. Gjermani në shumicën e kohës ka luajtur si mbrojtës i djathtë, por kishte edhe ndeshje si mesfushor qendror dhe ia ka dal mirë në të dyja. Ai ka dhuruar shtatë asistime dhe ka një saktësi të pasimeve 91.5 për qind.

Qendërmbrojtës: Nico Elvedi

Klubi: Borussia Monchengladbach

Ndeshje të luajtura (titullar): 14 (14)

Nico Elvedi presented as a Gladbach player. #BMG pic.twitter.com/aaRDaY6d2R

— Bundesliga Spotlight (@BundesligaSpot) June 24, 2015

Elvedid është zemra e mbrojtjes së Monchengladbach të cilët renditën në vendin e tretë. Edhe pse vetëm 22 vjeçar, ai befasoi me paraqitje të mira edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës në Ligën e Kombeve.

Qendërmbrojtës: Ibrahima Konate

Klubi: RB Leipzig

Ndeshje të luajtura (titullar): 13 (12)

Vetëm 19 vjeçar, por ai është treguar vendimtar për Leipzigin, së bashku me Dayot Upamecano (20 vjeçar), formojnë mbrojtjen më të mirë në ligë. Konate ka humbur vetëm 16 nga 60 duelet në ajër.

Mbrojtës i majtë: Jerome Roussillon

Klubi: VfL Wolfsburg

Ndeshje të luajtura: 15

25-vjeçari me paraqitjet e tij ishte kryefjala e anës së majtë tek mbrojtësit e Bundesliga. Tani shpresojmë që ai të vazhdojë me paraqitje të mira dhe kështu të marrë vëmendjen e trajnerit të Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps.

Mbrojtësit që ia vlen të përmenden: Dominik Kohr (Bayer Leverkusen), Martin Hinteregger (Augsburg), Wendell (Bayer Leverkusen) and Lukasz Piszczek (Borussia Dortmund), Aaron Martin (Mainz).

Mesfushor qendror: Thiago Alcantara

Klubi: Bayern Munich

Ndeshje të luajtura (titullar): 14 (11)

Talneti i Thiagos kurrë nuk është vënë në pyetje, ai ishte vendimtar që Bayerni të kthehet formës së mirë dhe të përfundojë në vendin e dytë. Nga 35 driblime në 33 ishte i saktë në gjysmën e parë të sezonit.

Mesfushor qendror: Kerem Demirbay

Klubi: Hoffenheim

Ndeshje të luajtura: 11 (9)

Një mesfushor i kompletuar, ndihmon skuadrën shumë si në aspektin sulmues, por edhe atë mbrojtës. E pret një e ardhme e ndritur.

Sulmues i djathtë: Jadon Sancho

Klubi: Borussia Dortmund

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (10)

Paraqitjet e mira i dhanë mundësi të jetë pjesë edhe e Përfaqësueses së Anglisë, ai është një nga lojtarët më premtues në futbollin e sotëm. 18-vjeçari ka një mesatare të golave çdo 78.8 minuta. Por, edhe me 41 driblime të suksesshme, ai është një lider në këtë aspekt.

Mesfushor sulmues: Marco Reus

Klubi: Borussia Dortmund

Ndeshje të luajtura (titullar): 17 (17)

Gjermani po kalon në një nga sezonet më të mira në vitet e fundit, 11 gola dhe pesë asistime e tregojnë këtë më së miri.

Sulmues i majtë: Thorgan Hazard

Klubi: Borussia Monchengladbach

Ndeshje të luajtura: 17

Teksa vëllai i tij dominon tash e disa vite në Ligën Premier, Thorgan po shkëlqen në Bundesliga. Ashtu si Edeni, ai i prinë skuadrës me shanse të krijuara, driblime dhe me ndërhyrje të fituara në atë. Deri më tani është përfshirë në 15 (nëntë gola dhe gjashtë asistime) gola të skuadrës. Nuk thonë kot, “molla pikë nën mollë”.

Ia vlejnë të përmenden edhe: Joelinton (Hoffenheim), Florian Neuhaus (Borussia M.Gladbach), Axel Witsel (Borussia Dortmund), Jonathan de Guzman (Eintracht) dhe Max Kruse (Werder Bremen).

Sulmues qendre: Sebastien Haller

Klubi: Eintracht Frankfurt

Ndeshje (titullar): 17 (15)

Me nëntë gola dhe tetë asistime (më së shumti në ligë), me siguri drejt tij do të ketë një mal ofertash gjatë janarit. Ai është përfshirë në 17 gola, më shumë se çdo lojtar në Bundesliga.

Ia vlejnë të përmenden: Luka Jovic (Eintracht Frankfurt), Timo Werner (RB Leipzig) dhe Robert Lewandowski (Bayern Munich).

Zëvendësuesi i artë: Paco Alcacer

Klubi: Borussia Dortmund

Ndeshje të luajtura (titullar): 12 (5)

Pak minuta, shumë gola. Spanjolli special është njeriu që mbajti gjallë BVB në këtë fillim sezoni drejt ëndrrës së titullit. Ai është lojtari i parë në histori të Bundesligas që shënon 10 gola në një sezon si zëvendësues. /Telegrafi/

www.telegrafi.com