Formula 1/ Alonso tregon fshehtësinë e McLaren-it

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 21:17
Flet piloti spanjoll

Përkundër problemeve të zbuluara në testet e fundit në Barcelonë, Fernando Alonso përpiqet të shohë pozitivisht debutimin në botërorin që nis në Australi, siç dëshmoi në një video në faqen e internetit të McLaren.

"Testet e dimrit kanë mbaruar. Ne patëm disa probleme për disa ditë, por ne përfunduam programin për secilin sesion. Në ditën e fundit ne u përpoqëm të merrnim një performancë nga makina dhe gjithçka duket se po shkon në drejtimin e duhur. Ka ende diçka për t'u nxjerrë jashtë. Mendoj se të gjithë janë fshehur pak dhe këtë jemi duke bërë dhe ne. Ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë në Australi, por tani është koha që të argëtohemi në garë”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike