Formula 1 | Bie Ferrari, Ricciardo është mbreti në Kinë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Prill 2018 10:38

Vettel e Raikkonen e nisën të parët në “Çmimin e madh të Kinës”, por ai që triumfoi në fund ishte Daniel Ricciardo me Red Bull-in e tij. Finlandezi i “kokëkuqes” ishte në një ditë “jo” dhe u parakalua shpejt nga rivalët. Në “pit-stop”-in  e parë Vettel humbi shumë, teksa ishte Bottas ai që mori kryesimin e garës, ndërsa më pas skuderia austriake e Red Bull shfrytëzoi një aksident mes makinave të Toro Rosso.

Një pit-stop i shpejtë për të dyja makinat, por tentativa e Verstappen, që po bënte një garë shumë të mirë, për të parakaluar Hamilton nuk shkoi sikurse duhet, pasi britaniku e dërgoi jashtë piste pilotin e Red Bull. Ricciardo ishte aty dhe e parakaloi Hamilton, për të vijuar me garën super të tij. Gomat e montuara në “pit-stop” i erdhën në ndihmë dhe arriti të dalë përpara Vettel e Bottas. Gjermani i Ferrari-t zbriti në vendin e tretë, por ka edhe më keq.

Verstappen vijon me përplasjet e tij dhe e goditi Vettel, që shkoi në vendin e shtatë, ndërkohë që për pilotin e Red Bull pati një penalizim me 10 sekonda. Në fund të garës ishte Ricciardo ai që triumfoi, ndërkohë që pas tij e mbyllën Bottas me Raikkonen. Hamilton u rendit i katërti, ndërsa Vettel u la pas edhe nga Fernando Alonso, që u pozicionua në vendin e shtatë me McLaren-in e tij. Gjithsesi gjermani ruan kryesimin pas tre garave të para.

Vettel ka grumbulluar 54 pikë, kurse pas tij renditet Hamilton me 45 pikë. Valtteri Bottas ëshët i treti dhe ka 40 pikë, për t’u pasuar nga Ricciardo me tre pikë më pak. Raikkonen ka vetëm 30 pikë deri më tani. Ndërkohë për konstruktorë Mercedes ka marrë vendin e parë me 85 pikë, një më shumë se Ferrari. Red Bull është i treti me 55 pikë. Deri në fund duket se gara do të jetë shumë e fortë si për kampionin e ri të Botës, ashtu edhe për titullin për konstruktorë. /EDS/

Formula 1/ McLaren ka bërë ndryshime, por Alonso jep deklaratën e bujshme

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 17:52
Ja çfarë thotë piloti spanjoll

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit do të nisë shumë shpejtë, ndërsa Fernando Alonso mban vendin e gjashtë në klasifikimin për pilotë, ndërkohë që McLaren pozicionohet ne vendin e katërt për instruktorë. Në fillimin e kësaj gare piloti spanjoll nuk duket optimist. “I dimë limitet e makinës tonë dhe duhet të përmirësohemi në paketat e brendshme”. Kështu është shprehur për shtypin spanjoll dy herë kampioni i botës.

“Çdo fundjavë ne bëjmë përmirësime të vogla në makinë, por nuk presim një hap të madh përpara, bëhet fjalë për garën e fundjavës që do të zhvillohet në Baku. Nuk do të jetë një ndryshim radikal i prezantimit tonë. Gjithsesi, MCL33 është një makinë me një potencial të mirë dhe çdo herë që zbresim në pistë arrijmë që të mësojmë diçka”.

“Në Azerbajxhan do të maksimizojmë paketën, duke kërkuar që të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Gara e vitit të shkuar ishte sigurisht e harrueshme për ne. Ishte Çmimi i Madh ku ne shënuam pikët e para në kampionat dhe kërkoj që të ripërsërisim të njëjtën gjë gjatë kësaj fundjave”, përfundoi ish-piloti i Ferrari-t. /EDS/

MotoGP/ Fitorja e Marquez në Amerikë nuk ishte një hakmarrje

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Prill 2018 16:49
Kjo është deklarata e menaxherit të Honda-s

Fitorja e Marc Marquez në pistën Austin të Teksasit ka ndaluar dhe polemikat që u krijuan pas Çmimit të Madh të Argjentinës. Në shtëpinë e Honda-s ka një kënaqësi të veçantë për mënyrën se si shkuan gjërat në Teksas, diçka që e konfirmon dhe menaxheri i skuadrës, Alberto Puig për mikrofonat e së përditshmes spanjolle “AS”.

“Objektivi ynë ishte që të fitonim garën dhe këtë objektiv e arritëm. Nuk e shoh si një hakmarrje nga ana e Marquez. Ka marrë 25 pikë, pikërisht objektivin që kishim në këtë pistë. Na duhet që të jemi të lumtur. Nuk mund të them se pse Marquez është aq dominues në Austin. E vërteta është se është shumë i shpejtë dhe këtë herë kishte supermaci totale, të pakontestueshme”.

Sa i përket raportit mes Honda-s dhe konurrentëve të tjerë, drejtuesi spanjoll ka shtuar: “Mendoj që motorët tanë janë duke shkuar shumë mirë dhe po punojmë që të jemi në gradën për të ofruar produktin më të mirë për pilotët tanë. Nuk e di nëse Honda po përmirësohet në kampionat. Besojmë se këtë vit motori ynë është më i miri në respekt të vitit të shkuar. Ka më tepër forcë, kjo duket qartë. Çdo gjë shkon mirë dhe pilotët janë të lumtur, por kjo nuk dot thotë se nuk duhet të kërkojmë të përmirësohemi”.

Në fund shprehet edhe për ish-pilotin e tij, Dani Pedrosa: “Mendoj se ka bërë shumë mirë. Ka qenë një fundjavë shumë e vështirë për të dhe sërish ka treguar kurajo. Për Dani-n është një hap i rëndësishëm që arriti t’ia dalë në këto kushte”. /EDS/

I shumëkërkuari i Formula 1, kushtet për Ferrarin e Co.

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 12:34
Piloti i Red Bull është i qartë

Daniel Ricciardo është në qendër të vëmendjes për një transferim te Ferrai në përfundim të kampionatit botëror të Formula 1. Sikurse raporton Gazetta dello Sport, piloti i Red Bull ka bërë të ditura kërkesat e tij financiare dhe kërkon të përfitojë 66 milionë euro në dy sezone. Ferrari dhe Mercedesi duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë, por ndërkohë edhe tek skuderia austriake e kanë paralajmëruar pilotin e tyre.

Ata duan të dinë planet e tij dhe deri në gusht duhet të kthejë një përgjigje, në mënyrë që ata të nisin punën për gjetjen e një zëvendësuesi nëse vendos të ikë. Piloti 28-vjeçar fitoi së fundmi çmimin e madh të Kinës dhe tashmë është kthyer në nj nga pilotët më të kërkuar. Së fundmi ka pasur shumë zëra se ai ka mbyllur gjithçka me Ferrari-n, por nuk ka ende asgjë të konfirmuar, ndërkohë që nga ana tjetër vetë Ricciardo ka sqaruar se nuk ka dëshirë të nënshkruajë me askënd kontratë afatgjata, për shkak se në Formula 1 gjërat ndryshojnë shpejt dhe shpesh.

“Nuk dua të firmos asgjë për shumë gjatë, sepse nuk e di si shkon ky sport. Ndjej sikur gjërat në jetë ndodhin shumë shpejt. Çdo vit diçka mund të ndryshojë dhe nuk dua të ul moralin poshtë për katër vite dhe më pas të them ‘Nuk dua ta bëj këtë gjë më’. Idealja është të firmos kontratë 2-vjeçare. Mendoj se për dy vite mund të ndihem rehat dhe më pas të shoh se çfarë ndodh”, ka thënë mes të tjerash para disa kohësh Ricciardo.

Piloti austriak momentalisht ndodhet në vendin e katërt në formula 1 pas tre garave të para që janë zhvilluar. Sebastian Vettel kryeson klasifikimin e pilotëve me 54 pikë, i ndjekur nga Hamilton me nëntë pikë më pak. Bottas është i tretë me 40 pikë, kurse Ricciardo i Red Bull ka 37 pikë. /EDS/

 

 

Formula 1/ Nuk e ka nisur mbarë, por Hamilton betohet për Mercedes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 16:23
Piloti anglez ka një qëllim

Një fillim i sezonit nën nivelin e pritshmërisë nuk i ka turbulluar humorin dhe ambiciet kampionit të botës Lewis Hamilton. Në një video në sajtin zyrtar të skuderisë gjermane, piloti britanik ka shfaqur dashurinë e tij për “Shigjetën e Argjendtë”.

“Shpresa ime për të ardhmen është që të vijoj të rritem, të shkëlqej dhe të shkoj përherë para. Ky, natyrisht, për të përforcuar marrëdhëniet tona, por dëshiroj vërtetë që të çoj këtë skuadër sa më larg të jetë e mundur. Dua që të jem pjesë e këtij udhëtimi, në të cilin Mercedes është skuadra më e suksesshme në historinë e Formula 1”.

“Dua që ta çoj sa më lartë të jetë e mundur dhe sa më larg të jetë e mundur, duke u ndeshur me aq sa fuqi kam si pilot. Mendoj se kjo do të mërzisë ekipin e kuq dhe makinat e kuqe, por ky është objektivi im...”.

Mbi të njëjtën temë, drejtuesi kryesor i skuaderisë së Brackley, Toto Wolff dha mendimin e tij: “E njëjta gjë vlen dhe për mua, është e thjeshtë. Kemi nisur që të fitojmë së bashku në katër vitet e fundit dhe nuk ka vend tjetër që do të dëshiroja të isha. Mendoj se mund të ndërtojmë diçka që, që po ta shohim pas për 20 apo 30 vite, mund të themi se kemi qenë pjesë e “Shigjetës së Argjendtë”, në kohën që Mercedes ka qenë më i suksesshmi në Formula 1. Të punosh për një markë dhe një gjeneratë si kjo, një gjeneratë e këtij tipi, është diçka që nuk ndodh shumë shpesh”. /EDS/