Formula 1 | Ferrari njofton largimin e Kimi Raikkonen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Shtator 2018 10:53
Piloti zgjedh menjëherë skuadrën e re

Bashkëjetesa mes Ferrari-t dhe Kimi Raikkonen do të mbyllet këtë fund sezoni. Ka qenë vetë shtëpia e Maranello-s që e ka zyrtarizuar me anë të një deklarate për shtyp. “Skuderia Ferrari komunikon se, në fund të sezonit 2018, Kimi Raikkonen do të largohet nga roli i tij aktual. Gjatë këtyre viteve, Kimi i ka dhënë skuadrës një kontribut thelbësor, si në cilësinë e pilotit ashtu edhe për cilësitë njerëzore. Roli i tij ka qenë vendimtar për rritjen e skuadrës dhe, në të njëjtën kohë, ka qenë përherë një njeri i madh në skuadër”. Lexohet në sajtin e Ferrari-t.

Piloti finlandez Kimi Raikkonen më tej ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Instagram se ka firmosur kontratën e re dy-vjeçare me Sauber Alfa-Romeo: “Jam i lumtur që do të kthehem aty ku nisi gjithçka”. Në vendin e lënë bosh prej tij, pra në krah të Sebastian Vettel do të jetë Charles Leclerc. /EDS/

********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike