Formula 1/ Ferrari nuk po bën paraqitje të mirë, por ka optimizëm

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 14:00
Flet drejtuesi i 'kokëkuqes'

Natyrisht që pritej një rezultat i ndryshëm pas prezantimit të së shtunës, drejtuesi i ekipit Ferrari, Maurizio Arrivabene, ende ngushëllohet me rezultatin e parë të arritur nga Vettel në klasifikimin e pilotëve dhe me podiumin e Kimi Raikkonen. “Nuk është rezultati që po synonim, pasi e filluam nga rreshti i parë”. Kanë qenë këto fjalët e tij në fund të garës.

“Ritmi ynë në garë nuk ishte i keq, por ishte një Çmim i Madh për të cilin ka pasur shumë ndryshime. Kimi ka kapur një vend në podium dhe Sebastian Vettel ka vijuar që të reduktojë problemet e makinës, e cila, nuk ishte në kushtet ideale për të garuar. Tani është e rëndësishme që të ruhet qetësua dhe përqendrimi, duke menduar për garën e ardhshme që do të zhvillohet në Baku”, përfundoi dirigjenti i Ferrari-t. /EDS/

Formula 1 | Vettel krahason veten me rivalin Hamilton

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 15:30
Ja detajet që nxjerr

Pas fitores në pistën e “Silverstone” në Britaninë e Madhe, Sebastian Vettel shfrytëzoi mundësin për të shpjeguar se pse ai është ndryshe nga Lewis Hamilton, si brenda po ashtu edhe jashtë pistës. Shpesh i krahasuar me rivalin e tij, si në faqet e revistave, ashtu edhe në imazhin e markës apo modës, piloti i Ferrari-t tregon se ka një jetë të fshehur. Një menaxhim i privatësisë së tij që u sfidua edhe në të kaluarën, por që pretendon të jetë në stilin e tij.

Për të përditshmen britanike ai shpjegon: “Jam një sportist, jo një i famshëm. Pra, kur shkoj që të garoj dikush më njeh, por mendoj se është në nivelin sportiv dhe jo për modelin e flokëve apo të këpucëve që mbaj veshur, apo të tjera si këto”.

Dhe vijon më tej: “Për mua gjëja më normale është që të jem normal”. Për Vettel atëherë “njerëzit mund të habiteshin. Shumë mendojnë se pilotët poshtë kaskës së tyre janë të gjithë ‘Arghh’. Ndërkohë që duhet të jemi të qetë sepse gara kërkon maksimumin e përqendrimit. Por natyrisht shpesh jam i ngazëllyer, ndonjëherë kam adrenalinë”, tha mes të tjerash piloti gjerman që udhëheq renditjen për pilotë në Formula 1 duke e lënë pas Hamilton-in.

Gara e ardhshme do të jetë vendimtare, sepse do të caktohet se kush do të jetë mbreti i pistës për gjysmën e parë të botërorit të Formula 1. Ndërkohë që në renditjen sipas skuderive 'kokëkuqja' ka nisur të shkëputet ndjeshëm pas dy garave të fundit, ku Mercedes nuk ka marrë pikët që priste pas gabimeve dhe defekteve të bëra. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Arsyeja e vërtetë pse Dani Pedrosa ka vendosur të ''zbresë'' nga motori

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Korrik 2018 19:19
Vendim i pakthyeshëm

Dani Pedrosa po largohet nga MotoGP sepse e ndjen që do të ishte edhe më pak konkurrues te skuadra satelit e Yamaha-s, Petronas. Sipas gazetarit britanik James Toseland spanjolli ka vendosur t’i thotë lamtumirë karrierës në garat me motorë pas disa javësh që është spekuluar mbi të ardhmen e tij.

Pasi mori njoftimin zyrtar se Honda nuk do t’ia rinovonte kontratën për shkak se skuadra japoneze ka nënshkruar me Jorge Lorenzon, Pedrosa u përfol se mund të kalonte te skuadra e dytë e Yamaha-s, por me sa duket ka ndryshuar mendje.

Toseland tha për mediet britanike: “Oferta ishte tërheqëse por fakti është që ai ka garuar si i barabartë me më të mirët dhe nëse nuk po arrin të jetë konkurrues tani mbi një motor të tillë, ka pak gjasa që gjërat të përmirësohen për të në të ardhmen nëse bën atë zgjedhje”.

“Mendoj se edhe ai vetë e ka kuptuar që asgjë tjetër përveç mundësisë për të dalë kampion nuk i përshtatet më. E nëse mundësia për t’u shpallur kampion është venitur tashmë, atëherë është vendimi i duhur që të tërhiqet”.

Këtë sezon, pozicioni më i mirë që ka arritur piloti spanjoll ka qenë vendio i pestë në Le Mans dhe Barcelonë. Por ka pasur edhe ditë të errëta si në Assen ku e mbylli në vend të 15-të. Dhe bisedimet vendimtare me Hondan, ku mori vesh që nuk do të ishte më pjesë e skuadrës, bënë që të merrte vendimin përfundimtar.

Të dielën, në Çmimin e Madh të Gjermanisë, 32-vjeçari u rendit i teti, duke parë nga larg triumfin e Marc Marquez të ndjekur në podium nga Valentino Rossi dhe Maverick Vinales./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Formula 1 | Çmimi i Madh i Gjermanisë, Red Bull sheh argëtim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Korrik 2018 14:49
Gara po afron

Në shtëpinë e Red Bull Racing çdo gjë është gati për Çmimin e Madh të Gjermanisë, i programuar që të zhvillohet të dielën më 22 korrik. Për Daniel Ricciardo-n “Hockenheim është një cirkuit argëtues”.

“Më ka pëlqyer përherë që të shkoj aty”, ka deklaruar piloti australian, i cili nuk i fsheh vështirësitë që ka pasur në tre garat e fundit. “Ka qenë e bukur që të bëja pak ndalesë pas tripletës (Çmimi i Madh i Francës, Austrisë dhe Britanisë së Madhe), sepse gjërat nuk kanë shkuar mirë në tre garat e fundit, por nuk po duroj që të kthehem në pistë, si në Gjermani dhe në Hungari. Tifozët gjerman janë fantastik, birra dhe natyrisht nuk mund të pres më për një Schintzel (kotoleta vjeneze).

Max Verstappen beson në mbështetjen e fansave të tij. “Çmimi i Madh i Gjermanisë është kthyer në kalendar dhe nuk mund të pres, jam i sigurt që disa tifozë holandezë duan të më shohin në garë dhe të bëjnë tifo për mua. Në të fundit Çmim të Madh të Gjermanisë patëm një dopio podium, kështu që është natyrisht një kujtim i bukur: Hockhenheim është një pistë historike me disa kthesa interesante, në veçanti në sektorin e fundit në të cilin mund të provosh trajektore të ndryshme, kështu që është argëtuese”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Moto GP/ Marquez është i pathyeshëm në Çmimin e Madh të Gjermanisë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 15:26
Spanjolli fiton për herë të gjashtë radhazi

Fitorja e gjashtë radhazi për Marc Marquez në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Sachsenring duket se është shtëpia e tij dhe nuk ka pilot që të mund ta konkurrojë. Pra thjesht një jashtëtokësor në planetin “Sachsenring”. Ndërkohë që i pari ndër njerëzorët në këtë garë doli Valentino Rossi, kurse vendin e tretë në podium e zuri Maverick Viñales me Yamaha-n e tij.

Ky sukses i spanjollit erdhi falë inteligjencës së ëprdorur në takitkë. Duke e ditur që është piloti më i shpejtë i pistës, numri 93 u tregua i qetë në nisje duke mos rrezikuar dhe duke mos e sforcuar mjetin.

Më pas në gjysmë të garës erdhi kthesa, ku ai parakaloi Petrucci-n dhe Lorenzo-n. Spanjolli realizoi kështu një arrati të vërtetë. Por edhe në renditjen e pilotëve mund të themi se ka arratisje të Marquez, që në përfundim të garës së sotme mori 5 pikë më shumë se Rossi e tani diferenca e përgjithshme ka shkuar në 46.

Rossi u përpoq deri në fund që ta parakalonte rivalin tij, pro më pas vendosi që do të ishte më mirë të ruante pozicionin e vendit të dytë. Ndërkohë që ka zhgënjim te Ducati. Lorenzo përfundoi i gjashtë garën, ndërkohë që Dovizioso doli i gjashti. Kurse Petrucci bëri më mirë por në fund pati problem me motorin e doli i katërti. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.